Në kërkim-Ariel Bella

NË KËRKIM

Kërkojmë në ëndrra,
kërkojmë në përralla,
kërkojmë aty ku imagjinata
na fsheh të vërtetat.
• • •
Kërkojmë buzëqeshje
që të na bëjnë të vallëzojmë,
të thurim ëndrra
dhe të harrojmë për pak
ato që jeta na mohoi.
• • •
“Kërkojmë ndoshta edhe atë që nuk ekziston…
e megjithatë, kërkojmë.”
• • •
Brenda vetes, jashtë saj,
kudo ku na çojnë hapat,
sepse njeriu është gjithmonë në kërkim
të një vendi, një ndjenje,
një ylli të fshehur në hapësirë.
• • •
Dhe kalojmë jetën duke besuar
se diku, përtej asaj që shohim,
ekziston diçka që na përket,
krejt e jona.
• • •
Ndoshta kështu ikën jeta,
pa e kuptuar,
duke kërkuar diçka
që e ke brenda vetes
dhe prapë të mungon.
Ariel bella