Dori Camaj

Në stolat nën dushk
bri liqenit,
s’ulet më askush.
Atij shtegu,
sa herë kaloj,
xhepat i mbush me fara.
I lë cepave të myshkur pritjesh
për zogj
që dikur kanë ngrënë nga zemrat aty..
Zogjt kthehen,
e rigjehen, përfalen duke ndarë një vakt bashkë,
e sa më shumë mblidhen
aq më shpejt myshket
shpirti im…