Nën hijen e tjetrit-Mira Zaho Mëhilli

Nën hijen e tjetrit
Hijen e rëndë, megalomani,
cinizmit, me flatra zymtësie,
trupit të gjunjëzuar,
dinakërisht ia lëshon.
Iluzioneve, i përuluri,
me shpirtin e mërdhirë,
mendjen naive të mpirë,
verbërisht i beson.


Mbërthyer prej ngërçit,
rehatinë marrëzisht synon,
zënë në çarkun e nënshtrimit,
i pandriçuar ëndërron.


Përtej hijes hokatare,
të hedhë hapin nuk guxon,
mbështetur mbi paterica,
zbrazëtisë vorbullon.
Ekzistencës pa emër,
çuditërisht i beson,
plogështuar nën hije,
rrokullimë jeta i shkon…
22.04.2026