Tash e kuptoj-Bajramali Selimi

 
E shihja veten
në djersën
e rrudhave të babait.

Kur e mbillte arën,
me thoshte
Ara ta rruan burrërinë,bir!


Në mbrëmje
nëna e shtronte bukën
dashurinë mbi sofër
e më thoshte
lage librin
me djersët e mendjes,bir!


Nata e gjatë
dita lodhje
vetminë na e mbyste
radioja me kuti druri
zërat dëgjoheshin me frikë.
Tash e kutoj
sa forcë kishte pas mendja
sa shkëqimim djersa
këto ta ruajnë identitetin.