Nëna ime-Valbona Kolaveri

NËNA IME
Nëna ime është e heshtur
Prej motesh,
Si një antikuare
Vozitëse e pareshtur ndjenjash në lëvizje,
Kaotike në zemër tek i rreh për fëmijët e saj,
E përulur në lutje


Nëna ime është një zambak i bardhë,
E ndritur në nur,
E urtë në fjalë


Mirënjohëse për ditët e gatuara prej saj
Me brum prej të vërtetash,
Që burojnë si ujët në krua
Nëna ime është një muze
I ndërtuar me shtiza prej duarve të saj
Prej durimi
Gdhëndur mes dhembjesh
E fjalësh floriri.