Ngjashmëri-Rubjana Nika

Rubjana Nika

 

 
 
 
 
 
 

Ngjashmëri


Njëra ditë s’i ngjan tjetrës

gjithësesi janë njësoj,

ç’përjetuam një ditë para,

dita tjetër ç’na rezervoi?


Ditët rrjedhin si gjithnjë,

ne u shkojmë pas me bindje,

herë mbushur lumturi,

herë trishtimi gjithë dhimbje.


Ditë të bardha,ditë gri,

ditë me ngjyra a bardhë e zi,

herë na qeshin me diell shpirtngrohës,

herë qan qielli me erë  e shi.


Njëra ditë i ngjan tjetrës,

edhe netët po njësoj,

dita e sotme,si e djeshmja,

të njëjtat,asgjë s’ndryshoi.


Na mërzit monotonia,

zemrën ,shpirtin na trishton,

mendja do diçka të re,

herë ndryshimin e kërkon.