Qau një poete e vogël-Violeta Maliqi

Violeta Maliqi

Qau një poete e vogël
Qava sonte.
Pa zë.
Siç bie bora mbi një fshat të harruar.
 
Dhe mendova:
kur qau Niçe,
pse të mos qaj edhe unë,
një poete e vogël
me xhepa plot yje
dhe duar bosh.
Nata më veshi me një cipë të hollë,
të padukshme,
dhe më mori me vete.
 
Ndoshta kjo
quhet poezi.