
NIKOS GATSOS-E DASHURA NËSE MË DO ( AN Μ’ ΑΓΑΠΑΣ ΑΓΑΠΗ ΜΟΥ)
Ε dashura nëse me do
Do vesh krahë të artë
E rreth mesnate do të ftoj
Shëtitje dalim bashkë.
E dashura nëse më do
Përmbi kështjellë do ngjitem
E që nga reja e zemrës-o
Do përshëndes unë yjet.
E dashura nëse më do
I thashë Shënjëzës tinëz
Për hatrin tënd që të dërgojë
Zymbylat e Afërditës.
Shqipëroi: Lefter Shomo K/633 n g.α.