Një cigare…Marissa Ashiku

***
Një cigare,
një dorë,
një pikë dritë,
tym dhe hir,
vetmi e bukur
në natë.
 
Një sy i hapur
dallon ngjyrën e lëkurës
që kanë kujtimet.

 

E bardha,
e bardhë mes flakës
dhe mendimit.
 
Mendoj
si ta shuaj arsyen
që dielli
është futur
në barkun e natës…
 
Marisa Ashiku 2026
Photo: @mashiku