Kujtim N. Mullai

D Y R U B A I
(RUBAI - katërvargsh
me rimat AABA)
Me koment nga Prof.Dr. Agim Sallmani :
"Dy rubai që mbajnë brenda një urtësi
të thellë jetësore.
E para na kujton se përsosmëria mbetet
një ëndërr që na nxit të ecim përpara, ndërsa
e dyta se mungesat janë shpesh burimi
i forcës dhe krijimtarisë sonë.
Vargjet të kursyera në fjalë, por të pasura
në mendim e reflektim.
Urime poet Kujtim N.MULLAI!"
____________________________
1.
"TIPËRSOSURI", sa shum' e ëndërruar,
Përherë në kërkim, moll' e ndaluar!
E shkruar paska qenë,...fataliteti ynë:
"UNËDËSHIRA" të na mbetet en' e çpuar!
2.
Mos harroni: Mungesat kanë vlerë!
Nuk e lenë energjinë të flerë!
Gjersa fundi të mirës s'i duket,
Derdhu djersë në shesh për ta nxjerrë!
Kujtim N. Mullai