“Një Gjuhë, Një Komb, Një Flamur”- Makfire Shala

 
 
Një gjuhë, një komb, një flamur,
si shqiponja n’qiell gjithmonë krenarë.
S’ka kufi që zemrën e ndan,
Shqiptaria rron ku flitet shqipja anë e mbanë.
 
Nga Shkupi n’Prishtinë e n’Tiranë,
nga Tetova deri n’Ulqin e Preshevë pranë,
një nanë na lindi, një gjak na bashkon,
fjala “Shqipëri” n’shpirt përjetë ushton.



Gjuha shqipe, dritë e lashtë e Evropës,
amanet i trimave e i tokës.
Sa t’ket diell e hana mbi këtë dhe,
shqipja kurrë nuk shuhet, jo për ne.



Mos e ndani zemrën shqiptare,
se jemi vllazën, motra krenare.
Flamuri kuq e zi kur valon,
historia jonë prapë ringjallon.



Në Shkup kur dëgjohet fjala shqip,
dridhet zemra si lahutë n’çifteli e çift.
Se shqipja nuk është veç një zë,
po gjaku ynë që rrjedh ndër ne.



Një komb jemi, prej një rrënje t’lashtë,
sado stuhitë mbi ne kanë plasë.
Se shqiptari kur dorën ia jep shqiptarit,
forca i ngrihet si mali i Sharrit.
 
Prandaj ngrihu o flamur i bekuar,
mbi çdo zemër shqiptare i skalitur e shkruar.
Një gjuhë, një komb — kjo është betimi,
Shqipëria është gjaku, zemra dhe bashkimi.
Me respekt e dashuri,