Një udhëtim drejt Boras të Suedisë për të qenë pjesë e Festivalit të XV-të Ndërkombëtar organizuar nga Shoqata Migjeni-Bujana Malaj 

Kronikë e shkurtër e ditës së sotme datë 18prill 2026 Boras / Suedi !

Një udhëtim edhe pse me pak peripeci drejt Boras të Suedisë për të qenë pjesë e Festivalit të XV-të Ndërkombëtar organizuar nga Shoqata Migjeni ja vlejti bashkimit të gjithë atyre autorëve , poetëve dhe bashkëatdhetarësh që ndamë së bashku eksperienca nga disa vende europiane dhe vendlindjet tona shqiptare DARDANI E MADHE !

Në Festivalin e XV-të Ndërkombëtarë të Shoqatës Migjeni të organizuar nga një staf profesional me kryetar z. Rizah Sheqiri dhe organizator i pa përtuar në kontributin kombëtar z. Sokol Demaku familjarisht , përveçse vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe të Europës midis tyre u gjend kryetari i Bashkisë Boras ULF Olsson i cili përshëndeti me shumë dashamirësi dhe respekt mbi punën e madhe të gjithë këtyre viteve.

Dy çmimet e mëdha të këtij festivali ju dhanë dy zonjave , znj. Gabriele Mujo dhe znj. Besnike Aliaj të cilave ju urojmë suksese në vazhdim.

Në këtë Festival të poezisë “ Sofra Poetike”

morën pjesë jo vetëm autorë , poetë e shkrimtarë por dhe personalitete tjera të artit dhe kulturës europiane ku u shpërndanë çmime dhe mirënjohje të shoqëruara me dhurata të mirëpregaditura nga një staf i mrekullueshëm i Organizatës së Gruas nga Prizreni i traditës të punuara të gjitha nga duart e arta të cilën e drejton znj. Besnike Aliaj e cila ishte e pranishme në këtë Festival duke shpalosur punën dhe suksesin e saj familjarisht.

Neve nuk na mungoj asgjë , ndërsa festivali vazhdonte me kohë të tejzgjatur për dëshirën e të gjithëve në leximin dhe interpretimin e secilit prej poetësh në vargjet e tyre të nxjerra nga shpirti artistik, por koha ikte shumë shpejt duke lënë pas shumë mbresa dhe kumtesa të paharruara .

Duke falenderuar të gjithë stafin dhe drejtuesit e këtij Festivali uroj që stafeta e tyre të dorëzohet me po kaq suksese në brezat e dekadave dhe shekujve që të mbajnë gjallë këto tradita dhe koventa njerëzore dhe kombëtare !

FALEMINDERIT !

Me shumë respekt e mirënjohje nga unë Bujana Malaj ! Boras / Suedi ( Sweden) !