Nuk kam lindur varfanjak

Nuk kam lindur varfanjak, siç jam sot.
Gjyshi e babai, më lanë trashëgim,
në Fushën e Vurgut, disa dynim tokë,
në majë të kodrës, shtëpi për banim…
Gjyshi e babai, më lanë trashëgim,
në Fushën e Vurgut, disa dynim tokë,
në majë të kodrës, shtëpi për banim…
Aty nga Greqia, tani fryn erë thëllimi…
se me reforma shteti, dikur qeveria,
atë që s’bënë korofillakët e ‘’Voroi Epirit’’,
bëri me dhënie në përdorim, demokracia.
Shpronësuan tokat e pronarëve të vërtetë,
krijuan pronarë të rinj, ata që i grabitën.
Vurgarët me dy nënshtetësi, në minoritet,
përdorimet kaluan në pronësi dhe i shitën.
Ky mishmash pronësie, ndezi kudo gjakra,
si në zona të tjera, ku ndryshuan pronarët,
në Fushën e Vurgut, u mbollën disa kafka,
dhe vetgjyqësia ia kaloi luftës, me të vrarët.
Shkova dikur të kërkoj shtëpinë dhe tokën,
pronari i ri tha, se të gjitha i kishte blerë.
Më kërcënoi të ikja, pa lënë aty kokën,
se veç me gjak, mund t’ia merrnin të tjerë.
Thuhet, do na jepet kompesim pasurie,
ka mëse tridhjetë vjet, premtimi vonon.
Dosjet nëpër raftet, me pluhur qeverie,
presin të blej dy metra varr, me pension.
ka mëse tridhjetë vjet, premtimi vonon.
Dosjet nëpër raftet, me pluhur qeverie,
presin të blej dy metra varr, me pension.