Kujtim N. Mullai

VARKA E SHPRESËS
(Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE")
Urat, mes nesh,
krisën!...
U gremisën!...
Në hon ranë!...
Na ndanë!
E ç'varkë
mund t'ja dalë,
vallë,
Të sjellë
e të përcjellë
Etjen e shikimeve,
Flladin e ledhatimeve,
Aromën e përqafimeve,
Mallin e zemrës, mal,
Puthjet e buzëve, zjarr?...
Për dreq,
Më tmerron frika,
kur thonë:
"Larg syve, larg zemrës
Ndodh gjithmonë!"...
Vërtet, e dashur,
DETI I HARRESËS,
Mund ta mbytë
VARKËN tonë
të SHPRESËS?