Miltiadh Davidhi

O ju, vjollcëza erëmira!
O ju, lulet e fëmijërisë sime të shënjtë
Mbjellë nga dora e nënës sime
Ikur qiejve, e tani s’jeni më!
Ndjej mall
T’u marë erë në atë shtëpi lulesh.
O ju, fijëza bari të kopshtit tim
Të braktisur,
Atje, në fshatin e lindjes,
Në Krutjen time,
Gjurmët e blerta kërkoj të luaj dhe njëherë,
Por s’po i shikoj!
Kam qenë refugjat në vëndin tim.
O ju, vjollca ndjenjash erëmira
Të dashurisë së tim eti,
Përkëdhelur dhe ujitur
Nga gishtërinjtë e butë të shpirtit të tij!
Me ngashërim qaj, se s’ju gjej.
O ju, zëra shokësh e shoqesh
Tretur në grimca ere e resh,
Që më lagni me shiun e kujtesës,
Ju them sërish: se ju kam dashur shumë!
O ju, dallgët e detit të dashurisë
Së kaltër njerëzore,
Që hidheni përpjetë të gëzuara
Për gjithçka të bukur të njeriut,
E që mbyteni në ujëra trishtimesh,
Për të krijuar sërish dallgë të reja
Plot me valëza të bardha lumturie
E shprese,
Po ju them: se në ujin e ëndrrave tuaja
Dua të mbytem e të vdes!
O ju, duar të bukura vajzash
E nënash të mira,
Me ndjenja e dëshira të ylberta,
Me gjak e limfë dashurie të pashoqe,
Që gjalloni nëpër rrathë drite
E rrathë ferri,
E sërish na falni dashuri,
Me krenari ju them:
Se jam loti i gëzimit e i dhimbjes suaj,
Prej materie të pavdekshme!
E nënash të mira,
Me ndjenja e dëshira të ylberta,
Me gjak e limfë dashurie të pashoqe,
Që gjalloni nëpër rrathë drite
E rrathë ferri,
E sërish na falni dashuri,
Me krenari ju them:
Se jam loti i gëzimit e i dhimbjes suaj,
Prej materie të pavdekshme!