O Shqipëri moj ballë-rëna në baltë e llum-Tomi Buzi

O Shqipëri moj ballë-rëna në baltë e llum,
përthyer e përkulur mbi kurmin e tradhëtis,
Ngjyrosur me vulë të zezë, veç djalli të përkund..
Lidhur fortë me cimostër, n’djepin e marrëzisë.
Se di nga të t’shohë, për të t’parë syrin e thell,
Mbuluar nga djersa e dhimbjes së pa-shpres ,
Nëpër ëndrra mbetur më e “forta” kështjellë ..
Tymnajave të kohës, mbllaçitur udhëve të
“Qabes”!

Të prishën e të vranë, si në shekujt e herezis,
Shërbëtorët e ‘faraonëve’ lyer me vaj e mjaltë,
Pabesia ulur këmbëkryq poltroneve t’marrëzis,
Të lidh n’rrjet merimangash me psalme, si djajt.

Si kuajt e bardhë në t’shënjtën tok të Pellazgjis,
Tu vërsulën t’prisnin krelat mbi ballin e bukur,
Zbritur nga qindra shekuj si dhurat e Perëndis,
Sot ke mbetur një grusht, si Shqiponj e strukur !

Ta zhdukën krenarinë, fundosur n’llumin e zi,
Barbar e lakenj lyer me ngjyra kameleonësh ,
mbetur nga fosile të së shkuarës “Paleoceni”..
Ushqyer për pavdekësi, me ‘nektar’demonësh !

Për kë t’flas më parë, o Shqipëria ime e mjerë,
Për popullin e strukur dridhërimave të vetmis ,
Për hedonizmin, që t’ka zhytur n’baltën e thellë..
A për kthina të errëta, t’shenjtërimit t’marrëzis?
Shqipëria ime, ballërëna mbi më llagamin e zi,
Përqeshur n'kohën më demoniane të ligësisë,
Ke mbetur udhëkryqeve, me damkën:Tradhëti!
Si një fosile që po thërrmohet ngadal, pa dritën e historise !..