GRA QË SHKOJNË ME PLEQ-Vullnet Mato

Vullnet Mato
GRA QË SHKOJNË ME PLEQ
Gra të ndyra, me tru të mykur,
gra të yshtura nga djall e dreq,
femra thithlopa, dashuri braktisur,
që u kullojnë buzët jargë pleqsh.
 
Ç’shije ndjejnë me puthjet bajat?
Si s’kanë ndot nga fryma e qelbur,
kur shkojnë me plakun, në shtrat,
për t’i ringjallur organin e vdekur.

 

Mund të thuhet, i terheqin paratë,
sidoqoftë, si s’u vjen për të vjellë,
kur thithin gjuhën e kaut plak,
si copë bajgë e gatuar në gjellë…

 

Ato gra s’dinë ç’është dashuria,
ndjenja, që njerëzit i lumturon,
ëmbëlsia e buzëve, që ka rinia,
mbi çdo ëmbëlsi, që ekziston.
 
 
Kush i sheh, në prehër plaku,
ndjen neveri, se mohohet femra,
dashurisë i hidhet, pleh bataku,
nga gra, që s’meritojnë as emra…