Partiturё-Qerim Skenderaj

Qerim Skenderaj

 
(Portreti i poezisë)
Ёshtë, si një mbretëreshë
Që shpërfill fronin e mbretit.
Kur trishtohet e kur qesh,
Ka fytyrën e poetit.
Është e veshur me natyrë,
Rreze drite përmbi faqe.
Si ajo, s’ka tjetër ngjyrë,
S’gjenden lule as në parqe.


Ushqim i shpirtit të mirë,
Dhuron paqe, dashuri.
Mendjen dhe jetën e lirë
Ka të vetmen mbretëri.


Ai që e mban në zemër
Mban me vete mirësinë.
Ligësia dhe si emër,
S’mund të rrijë me poezinë.
Partitura më e ndjerë,
Më e e bukur, më me dritë,
Si ajo s’ka tjetër vlerë,
Gjuhë e bukur për çdo shpirt.