Patronazhi gjakprishur
Mbushi skenën e kopsitur
Nga besëpreri hileqar
Palloshi antishqiptar
Ishin plot katër pik dy
Paret e shpenzume aty
Bëhet fjalë milionë dollar
Për besëpre dhe hileqarë
Këta hajna të paparë
Kurrsesi se janë shqiptarë
Shkuan n’turmë me komandë
Se janë zdromsa injorantë
Shesin nderin për dhjetë lekë
Rritje rroge medemek
Kanë shitë veten, robt e vetë
Mos pafshin kurrë bereqet
Kur të vijë Dita e Shqiptarit
Këta hajna s’i bien më qarit
Por do qajnë si rrallë herë
S’do u mbetet fare nderë
Do të nisen si argat
Pasi janë surrogatë
Kush nga hajni përfiton
Mallku qofshin, s’ke çi don!
© Dritan Mardodaj
