
TRE R U B A I
(RUBAI - katërvargsh
me rimat AABA)
* * *
Gjërat në i dashke barabar,
Në QIELL shko, o mik, e bëj pazar.
Kjo TOKË,siç e sheh,gjithë gunga-gunga,
Pjellore mbetet veç për hileqar!
* * *
E shoh: nuk bëke dot pa lavdërime,
Ndaj vartësve, or' e çast, ju bën lëshime.
Po,pa mendo: kur s'do kesh gjë në dorë,
Sa do ju krusë barra me lëndime!
* * *
Eh,ç'dinake bëheni, o gra plaka,
Kur, edhe pse ju ka ikur vlaga,
Ngulmoni, si në rini, të na joshni
Me poza,me shtirje, me nazelajka!
16 maj 2026