Për Poezinē dhe Pikturën e Andi Meçaj !Ilirian Ali

Ilirian Ali

Unë e kam ndjekur dhe lexuar shpesh poezinë e Andi meçaj ,madje dhe kam publikuar dy,tre video poezi nga Andi,sepse më pëlqejnë dhe vëllimi i fundit “Çelsat e viteve që rrodhēn”Mendoj se është vëllimi më i arrirë cilësisht i kētij poeti .ANDI shkruan poezi të bukur të thjeshtē të ngrohët dhe tepër njerēzore,ai shkruan për jetën ,për natyrën ,për lagjen për shokët ,për prindrit dhe sidomos për nënēn e tij të cilën e ka muzën e vet dhe nuk shqitet prej saj,por e mban gjithmon me vehte kujtimin për të.Andi nuk shkēputet prej kujtimeve tē fēmirisë në asnjë çast dhe tē gjitha këto i përciell bukur dhe me plot emocion te lexuasi.Andi në krijimtarinë e vetë shpreh një kulturë dhe intelekt pēr ta vleresuar.Ndala pak Te poezia “Pas perdeve,në katër kohë” e cila më tërhoqi vemendjen.

Figurat poetike që përdor janë të pasura dhe origjinale.

Përsëritja e fjalëve “mbrëmë”, “hënës”, “pranverë”, “zemrave”, “thellë” i jep poezisë një ritëm të veçantë, sikur kujtimet të vijnë valë,valë si valët e detit.

Deti, hëna, rëra, pranvera nuk janë vetëm elemente të natyrës, por bëhen dëshmitarë të dashurisë dhe të kujtimeve.

Strofa e dytë ka një ton më të dhimbshëm. Kujtimet, puthjet dhe përkëdheljet .

Në pjesën e tretë Andi sjell një ndryshim të atmosferës.Pas qetësisë pas dashurisë ,vjen rrëmuja pështjellimi.

Fryu rrebesh dhe tufan …..

S’dëgjonim as zemrat …..

Pjesa e katërt është interesante dhe filmike .Ndërtohet bukur një tablo e qetë ,liqeni vajza soditja e burrit .Moment romantik.

E gjithë skena një kujtim i largët ,njē ëndërr.

“Pas Perdeve në katër kohë” për mendimin tim ështē një elegji moderne për dashurinë dhe kujtesën, stinët e shpirtit ndërrohen,por ajo që është dashur vërtet mbetet e fshehur dhe e gjallē pas perdeve të kohës.

Andi Meçe nuk është vetëm Poet vargut ,por dhe poeti i ngjyrës ku bashkëjetojnë të dyja natyrshëm në krijimtarinë e Andit.

Pikturat e Andit mbajnë brenda një ndjeshmëri poetike. Ngjyra dhe drita nuk përdoren thjesht për të riprodhuar realitetin, por për të përcjellë atmosferë, kujtesë dhe emocion. Ndoshta nuk është rastësi që ai kultivon vetēm poezinë,ai në telajo dhe në varg duket i njëjti dhe ka tē njējtin shpirt krijues.

Ose më shkurt:

Në këto punime, ngjyra flet me gjuhën e poezisë.

Andi sjell një pikturë të ngrohtë, plot dritë dhe ndjesi njerëzore.

Peizazhi urban, natyra e qetë dhe figurat njerëzore ndërthuren me një frymë lirike e meditative.

Peneli i tij duket se kërkon më shumë emocionin sesa përshkrimin e ftohtë të realitetit.

Formimi në shkollën e mesme artistike dhe prirja për poezinë shfaqen natyrshëm në harmoninë e ngjyrave dhe në atmosferën e këtyre telajove.

Në veçanti, piktura e parë të jep gjallërinë e dyta ka qetësinë dhe përsiatjen e një natyre të qetë, ndërsa e treta të kujton një peizazh të ngrohtë mesdhetar, ku drita dhe ngjyrat bëhen pothuajse personazhe. E katërta perciell bukur atmosfefën që ka lagjeve më të vjetra të Vlorës, siç është dhe Topanaja…te kafja e Types ka kolorit,dritë,atmosferë ,që përputhet me gjendjen e pijedashësve.

Respekt për Andin, që duket se e shpreh veten me të njëjtën dashuri si në Poezi edhe në pikturë .

(Vlorë më: 11 qershor, 2026)