Përsiatje analitike për vëllimin poetik dygjuhësh : «Η ΣΙΩΠΗ  ΤΗΣ ΆΦΑΝΤΗΣ ΑΝΤΟΧΗΣ» ( HESHTJA E QËNDRESËS SË PADUKSHME») i autores Eli Llajo- Nga Kristaq F. Shabani

PARATHËNIE

Është një nder i madh dhe një emocion i thellë për mua që parathënien e përmbledhjes sime poetike e ka shkruar Kristaq F. Shabani — shkrimtar, poet dhe anëtar i International Writers Association (IWA), i cili ka qenë kandidat për Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 2017 dhe është shpallur “Njeriu i Vitit 2011” në SHBA. Këtë vit është propozuar sërish për Çmimin Nobel të Letërsisë. E falënderoj me zemër për nderin dhe dashurinë e fjalës së tij.

Fizionomi e individualitet poetik, sfidues i heshtjes dhe  nxitës kryerol  i qëndresës efektive “ Përsiatje analitike për vëllimin poetik dygjuhësh : «Η ΣΙΩΠΗ  ΤΗΣ ΆΦΑΝΤΗΣ ΑΝΤΟΧΗΣ» ( HESHTJA E QËNDRESËS SË PADUKSHME») i autores Eli Llajo Nga Kristaq F. Shabani

Hyrësi për në pasaralën poetike Me të vërtetë ngazëlluese, kur ngjiten shkallina, e sidomos në një nga gjinitë letrare e konsideruar me një motivim dinamik “ Princeshë”. Befasuese është,  kur shfaqet një fizionomi më e arrirë poetike, ku ndjesia e dalë nga shpirti, bota e pasur del e shpaloset me një figurim të gjetur , me një simbolikë  të kërkuar me spontaneitet, kur në këtë vëllim dygjuhësh (bilingua) shfaqen “sinklinale dhe antiklinale” poetike  të arkitekturuara  bindshëm dhe shtyrës të kuriozitetit  për t’u njohur me arkitekturën poetike,  ndërtuar me produkt  ndjenjësor,  jo të zakontë, plot ide, përplot mjete stilistikorë, figuracion mbresalënës vetjak, qasje në kërkime filozofike, tentativë zgjimi, aksion ndriçimi për ndryshesë në gjallërimin e të përditshmes, në tratativën e kryefjalëzimit të së Mirës dhe Progresives. Në këtë kontekst, vëllimi është një katërkapitujsh “Hapje SYRI”, zgjim  nga letargjizmi dhe flakje e somnabulizmit…

Konteksti titullor i spikatur me një lajtmotiv i ndërtuar bindshëm dhe intrigues. Artketipi: Heshtja e valëzuar, e dallgëzuar, revoltë e  lavë protestive në një qëndresë të padukshme,  e cila është oponencë efektive  dhe nxitje në veprim aktiv, në funksion bronkesh  kundër asfiksisë së produktuar nga “anti”, kundërshtesa. Autorja Eli Llajo, nëpërmjet teknikave poetike,  ka arritur të  sjellë një substrat poetik vërshues  në botën shpirtërore të lexuesve të dy vendeve, apo sikundërse i kam konsideruar unë “  Dy Flokëzbardhurit e Ballkanit”…

Istilizuar në katër kapituj domethënës:   I. Në përqafim kufijtë treten ngadalë,…( Στην αγκαλιά, οι διαχωρισμοί σβήνουν σιγά  -σιγά)II. Yje ndriçues  në skajin e natës… (Άστρα φωτεινά στην άκρη της νύχτας…) III. Imazhe magjike në vizionin e së nesërmes.( Μαγικές εικόνες στο όραμα του αύριο) IV.  Ndjesi hapësirëgjerë  në mos heshtje …( Aπέραντη αίσθηση μες στην ανησυχία.) vëllimi ka një konceptualitet të arrirë të zbërthimit të idesë  dhe thelbit nisës.

2. Gjetjet, risitë  dhe prurjet e dallojnë veçantinë e këtij substrati letrar të këtij vëllimi.   Bien në sy  dhe në analitikë: *Kapja dhe trajtimi i ideve, arkitekturimi i tyre, mesazhet e përcjella gjatë zhvillimit  të krijimit. *Në kompozicionin e krijimit rëndësi i është dhënë qoftë çeljes (hyrjes) zhvillimit, por edhe apogjeut (kulmimit)  dhe një precitimi tundues figurativ…

Kjo është  karakteristikë “ligjëruese”  e pothuajse  së shumicës së krijimeve të pasqyruar. Krijimet e pasqyruara kanë një ngjyresë vetjake,  madje, shpeshherë, në këtë vëllim shfaqen stile të ndryshme pëlqyese autoriale, të ardhura nga  leximet e poetëve me zë klasikë dhe bashkëkohorë, në mëyrën e të shkruarit me rimë apo më e theksuar me vargje të lira, ku autorja ka përvetësuar rolin e çekiçit pneumatik, duke e frymëzuar në detaje vëllimin. Madje, duhet theksuar se, në këtë tërësi, ka dhe prezencë  të koncizitetit edhe të jambit. Eli, në krijimtarinë e saj, nuk jargavitet, ajo është idhujtare e saktësisë, e dinamizmit, e thënies me pak fjalë të mesazheve . *Në këtë vëllim ka idhujtari, ka fshehtësi të “bukur”, ka gjelbëremë,  gëlim, po kështu vërehet edhe galopimi poetik, feksim, mendim hyjnish, staturë  qëndrese, prezencë feniksi.

*Autorja shmang  euforinë, hiperbolën e shumtë, duke përdorur me cak litotën. Shpeshherë ndeshemi me prezencë të bukur të eptimit. *Duke qenë në shumë raste precipituese dhe  koncize,  autorja mundohet që, brendapërbrenda krijimit të saj poetik, të shfaqë epigramin, epitafin, por duke u marrë me heshtjen dhe qëndresën, ajo kalon edhe në emfazë ( shprehitë e theksuara emocionale në të shkruar, duke përdorur një stilt të lartë  në ligjërimin poetik), kjo në kuadër të Emfazës retorike. *Autorja trajton emnesa (ngjarje të paharrueshme) nga përvojat,   vendlindja, nga e kaluara e prindërve dhe e saj, si dhe krijon lidhësi me kohët…, duke thyer heshtjen dhe kohët, duke eliminuar stepjet e duke diellëzuar ditën…, vrarë errësirën , në dhënie siguri dhe ndri/imit të Hënës. *Mundohet që krijimin ta endë të hedh pjalm, të hedh diçka të qenësishme, duke endur dhe këndvështrimin e saj  në ngjarje të fshehura, duke i eksploruar me ndërgjegje dhe nënndërgjegje…   

  Për të argumentuar përfundesat e mësipërme  pasqyrim ilustrues me emërtesa:    Simbolikë trallitëse  : “Transparenca pasqyrohet në pasqyra të mjegullta./ E vërteta thyhet si kristal i hollë. /Të zgjon para dritës,/ të vë në gjumë me ngjyrën e heshtjes. / …koha shndërrohet në hije,/ Pse heshtja peshon më rëndë /se çdo britmë që thyhet?” “Ashenshor” poetik : “Brenda meje, zien zierja e verës,/ dhimbja, mendimi, prekja, heshtja…”. Përkufizuese shkallinë : E kuqe flaka e pritjes./… shkretëtira u rrit bashkë me “ne”… Enumerative  (Enumeracion): “Ndoshta, na duhen dy jetë/ për të jetuar vetëm një./ Jeta, tren pa stacione, udhëtuam në peizazhet e saj: të zymta, me ngjyra, gri,… balancën gjithnjë e mbajtëm  ne./ Një përqafim hap qiejt e lartë,/ rrëshqasin heshtur mbi të bardhat  faqe. /Të vështira fjalët e papjekura, të etura për diell të piqen, mijëra rreze për t’i formësuar, /derisa të pikojnë kuptimin e fshehtë”. Labirint poetik:  “Pres nga era të prekë heshtjen e një dëshire të fshehtë që jeton brenda meje”. Metaforë plotësore: “Rrok natën me sy bosh,/të mbush boshllëkun që le pas”./ Në përqafimin e saj rritet një jetë e re./ …fluturuese si aeroplanë letre, në pasqyrimet e zbehta të një qielli tjetër”./ Të fluturosh pa u fikur…/ …si të vërteta  pikuese gënjeshtre./ Dhe kështu humbëm,/si lumenj  rrjedhës të padukshëm në zemrën e tokës,/ mbajtëse të  gjurmave tona”. Parabolike: “Atje, ku sytë s’arrijnë, arrin shpirti./ Një lot s’ arriti të bier,/u pagëzua lutje. /Do të ngjitem maleve me fjalë,/ do të pikturoj qiej me vargje./ Flakë  dhe pastaj asgjë./Një kujtim që ndizet./ Në shikimin tënd epokat ndryshojnë pa zhurmë”.  Pasuria figurative,  Kategorizime filozofike ndjenjësore : “Detet e mia  shpërthejnë në britma ./Në thellësi të mendjes lind e vërteta,/në vargje mendimesh ngjitet filozofia./ Një agim ngrohës, shndërrues i hijeve në lindje shumëngjyrëshe./ Dallga e vogël ishte si frymë nga një përrallë e vjetër”.

3. Në vëllim ndeshesh me poezi antologjike përfaqësuese, të cilat sjellin zërin e saj poetik autentik.

Kështu mund të përmendim disa prej syresh: “SHTYLLAT E JETËS”(ΣΤΥΛΟΒΑΤΙΣΣΕΣ ΤΗΣ ΖΩΗΣ) , “ZËRI I DASHURISË” (ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΓΑΠΗΣ ), “VJELJA E FJALËVE”( ΤΡYΓΟΣ ΛEΞΕΩΝ), “TË KËRKOJ…” ( ΣΕ ΑΝΑΖΗΤΩ …), “BUTËSI” (ΤΡΥΦΕΡΟΤΗΤΑ), “SIMFONI E BRENDSHME” ( ΕΣΩΤΕΡΙΚΗ  ΣΥΜΦΩΝΙΑ) e  tjera

. 4. Një nga veçoritë kryesore të këtij vëllimi  është paraqitja dygjuhësore, ku krijimet  nga gjuha janë përkthyer në gjuhën shqipe  dhe autorja përkthyese  ka treguar dhe aftësi në këtë lëmë . Natyrisht që, përkthimi nga një gjuhë në tjetërën, është shumë i vështirë, pasi ndërvaret nga aftësia përvetësuese e të dy gjuhëve. Megjithatë sjellja në gjuhës shqipe është realizuar , por tregon, parasëgjithash se, poetja Eli Llajo, do të tentojë dhe në të ardhmen të shqipërojë  krijimet e saj edhe në klas më të lartë.     Vëllime të tilla paraqesin interest e lexuesit , të cilët sot i kanë rritur njohur njohuritë në të shkruar dhe të folur të dy gjuhëve, pra është rritur auidienca. Poezia , në këtë kontekst shtrirje, ka fituar hapësirë gjeografike…, duke realizuar , ndërkohë, shkëmbimin  universal të vlerave. Përfundesë:  Pa cekur dhe anë të tjerë të analitikës , të cilat u rrokën dhe disa prej tyre u cekën , Autorja zotëron  një fjalës të mirë poetik, i cili , natyrisht, me kalimin e kohës do të perfeksionohet .

Kjo është e besueshme. Ajo është në një rrugëtim të bukur sfidues . Duke qenë kërkuese e veçanësisë  dhe e figuracionit të ndritshëm ,shpresojnë te shumimi i simbolikës dhe  figuracionit. Ajo do të rritë gamën e ideve  dhe konkurrimin  në poezinë bashkëkohore. Pavarësisht se, ky është vëllimi i saj i tretë ,  një ngjitje e kurbës së saj poetike nga dy vëllimet e mëpërparshëm , ajo ka një perspektivë të hapur  përfaqësimi, pasi ka krijuar një individualitet kreativ. Urim për këtë prurje interesante  dygjuhëshe, Eli, sfiduese e heshtjes , fjongo shumëngjyrëshe e një miqësie midis dy fqinjëve të vjetër në këto Troje ballkanike !

Gjirokastër, Albania, korrik 2025