Spekulim-Brixhilda Dede

SPEKULIM

Faqesh pa emërtime, derdhet mllef e vrer,
me interpretime hamendësimi.
Aty ku gjykimi humbet
dhe e padrejta pronësi vetëmer.


Mbushur deri grykë fatkeqët,
pas bubullimash, presin të shkarkojë rrufe.
Padashur plagosin veten,
lënë kuajt pa fre.


E vërteta e pashprehur transformohet,
projeksioni krye ngre,
ndërgjegjes së errët
që në hije hipotezash fle.