Poezi nga Ethem Cipi

Kur shkrova njëherë për kapset e rrobave
e dija që do të hante diskutime,
poet që merret me gjëra grash,
poet që merret me gjëra intime.

Tani që vetja më duket i rritur,
dhe nuk shkruaj më për gjëra të tilla,
sikur ua kam marrë anën burrave,
po ka filluar të më vërë në lojë poezia.