Rozina Sterkaj

DUA
Dua të shtrihem në ujin e një lumi.
Të rrjedh bashkë me të.
Le të më çojë ku të dojë.
Peshqit le të ushqehen,
me gjellë të krypur lotësh.
Shelgjet të më sillen rreth kokës,
kurorë e pa provuar.
Flokët të derdhen relaksit,
masazhuar rrënjesh,
te etura për ujë të kulluar
Mbi valë të më shoqërojë ky shpirt,
i hartuar ndryshe të tjerësh.
Të shohë gurët që lëndohen,
një cope shkëmbi parimesh,
rrëzuar daltës së fatit.
Të derdhem në një detë të paqtë.
Perlat të më ngjiten qafës
e gishtave
të virgjër shenjash dashurie
Trupi im të kthehet
në një ishull dheu të mirë
që vec zambakë të bardhë din të çelë
Ndojë kalimtar ,
zotëri ivërtetë
le të kalojë e ti këputë,
dhe asnjë këmbë që din veç t’i shkelë,
se jam shumë e lodhur.
Dua të ndërroj ritëm,
të përplasem kudo
veç rrugë të ndërroj.
Dua të vishem me ngjyra të ndezura.
Të njoh të panjohur.
Territore ishullore të më bëhen frymëzim.
Të lagem nga ujra pasionesh.
Emocionet le ti përplasin dallgët.
Dua të braktis lotët.
Të arratisem drejt të qeshurës,
asaj të thellës me gjith shpirt
të mos e pasoj me më fal o zot,
se zoti të qeshurën krijoi pa censurë
Dua ta braktis zhurmën ,urrejtjen.
Të puth qetësi e paqe njëherësh.
Muzikë prej tingujsh magjikë,
të akordohen me vehten time.
Dua të shtrihem mbi projekte të arta.
T’iu lidh atyre krahë,
të pushtojnë botën
Le të më shpërthejnë petalet e papara
mbyllur në këtë boçe nënpetlash
Dua ti hap krahët e ti zgjas filin perit ,
të qëndis lule
te qëndis pemë ,
ujvara,
qiej ,
një diell të ngrohtë poshtë reve.
E stërvogël dua të bëhem
të flej në folenë e bilbilit te majit.
E etur per tinguj të përkryer,
të zgjohem mes tyre.
Me qumësht dallëndysheje ta mbush sqepin,
e ëndrrat t’iu ushqej të vegjëlve të mi.
Të shkoj gjithknd shkon ëndrra
zemra dhe dëshira
veç të mos shformohem të mbetem njeri.
KATER STINET
Episod I pare :
Tinguj që shëtitin në degë pentagramesh,
e pushojnë më tej në gjumin e foleve
thurur prej flokësh.
Trungjet e njome epohen eroreve
e prekin njeri tjetrin
gjethesh,
degësh,
trungjesh.
E mëlcueshme gjer në thellësi
Episod i dytë:
Mes dy perëndishë
ujë e zjarr.
Trupa djersitur,
trungje zhuritur,
rrënje që lëpijnë lagështitë.
Episode i trete:
Zhvishet dalëngadalë
e sfilon veç rrënjesh mbuluar.
Pasta fillon dridhet
të ftohtit të acartë.
Episod I katërt:
Gjithçka ka përfunduar.
Mbyllesh ne oxhakun tënd.
Pinakotekë e universit bota.
UN JAM KESHTU PER TY
Un jam kështu
Te lutem më shiko
si një dorë e butë që din të perrkedhelë hallin
Si një pjaë e artë që sherbehet bosh
por që ësht aty të shkrihet për ty.
Si një psherëtimë e të ftohtit që sjell jeta
Si një avull
që ndryshon formë me një të fryrë tënden
Si një cigare që digjet për ty
tek ti e hith në një dit të vështirë
si një lule mosprek që e çel fjala jote
si një libër me flete të pashëndritshme
por me vargje të bekuara
Un jam kështu vetem për ty
e kështu do te jem
derisa të mos jem me.
REZIKNANCE
Eliksir i regëtimës
thith ajrin e jetës,
prej të heshturës
pa zanafillë konkrete
Vën cakun ja kemi,
prej syrit e e prej zemrës
Këmbanë e ndjenjës që hynorja troket
Verdalliset shekujsh një pyetje e marrë:
ç’an solli në jetë ?
Një qasje zakonit ?
Një epsh i shëmtuar,
apo një dashuri e vertetë ?
Tek mendjet gjithfarit bëhen çorap ,
asgjë s’vjen e qartë,
ndaj kthehemi nga e para prap .
Ah e lartpërmendura,
e shkreta dashuri ,
s’asht ma një motiv ,
ose një motv i stisur .
Dashuria ka ndërruar vendnisje.
Nuk niset më prej andej nga qe nisuur.
Më e përkryera krijese mbi të gjiha
stolisur me vlerat e të qenit njeri.
Me ç’kafshë u ndërseve ,
e rracën përlyeve,
me ego, urrjtje, epsh e zili ?
Ah mendje te holla,
kafkash gjuajtur përsosshmërisht,
Misionin e humbet gabimisht .
U kujdeset shumë per gota te kristalta ,
grykëmbyllura që të ruajnë aromën e verës .
Të dehen lehtësisht mjeranet.
Kycin të harrojne t’ia vënë derës .
Të harrojnë privilegj hynor ,
që portën iu fali të lindin ,
e gjoksin të ushqejnë fminë .
Jo të shuajnë epshe bastardësh,
e perversëve t’iu shuajnë urinë.
Njomëza lakmon një xhep te vjetër
a t’shëmtum ,le të jetë si të dojë.
Mjafton të peshojë.
Me përplasen syve si copëza eshtrash
mure të namun me pamje nga deti
themelet mbi tavanë të plasaritur
taksash shkopsitur kockave lakuriq
Po bëhem e marrë madje me dëshire
parimet spurthiqur nën kepucë te vesit
mendjet kanë fjetur
ndër këmbe të së keqes.
I zgjon veç akrep i interest
Po bëhem e marrë
madje me dëshirë,
strukur mes dhimbjes e trishtimit.
mëkat i fajdexhiut tutorit e vrasësit,
rreth botës hedh vallem e mallkimit
Krejt e marre jam ba,
bashkë me lotin që m’ëëpiklon.
3’ka shoh e dëgjoj,
krejt me zvogëlon,
e me ban .
nje copë mishi te pjekur ne hell,
prane gojës se kesaj kohe te egër jetëngrënëse
3’ka m’shpëton ?
Asht,
vetëm se s’mbaj erë e s’qelbem.
E ngrirë
në akullin e shpirtit tim.