Poezi nga Valbona Kolaveri

ME TY, PA TY

Me ty ,mendimet më bëhen flutura
Dhe fluturat ,
Emocione që më shtangin barkun,
Buzêt më bëhen mjaltë, mollë e kuqe
Që vijnë erë e mirë së largu

Sytë ,më bëhen gaca që të djegin zjarr
Duart si kurorë për njëmijë dasmorë?
Trupi mentel i bardhë si nuse me duvak
Qē pret kyçur në një odë

Pa ty, heshtje mortesh vrarê
Që varros të gjallë.

Valbona Kolaveri


CUCË MATJANE

Në cilën bjeshkë e ke shtëpinë
Moj e mira cucë të marrtë lumi,
Të shoh më këputi malli ndër ato korije
Më bëj vënd të vij,pa të zan gjumi

Të vij në mbrëmje a nuk më thu
Po digjem shpirtit kësaj ane,
Ti më trego kroje dhe mollë e ftu
Mu përzhit shpirti moj cucë matjane

Ma bēj një shenjë o sy i bukur
Zog do të bëhem e në gji do të futem,
Plaça në vënd po lujta, aty do rri strukur
Dekikë për dekikë shpirti im po lutet

Lëviz mindilin dorës së bardhë
Ma bëj një shenjë se kam me të ardhë,
E në mos ardhsha unë atij kufini
Jam ligsht fort për ty moj lule blini

Jam ligsht për ty pasha njat besë
Moj lulja e allit ditë e natë po të pres,
Zbrit ta sodis shtatin ndër ato zabele
Oj kumbull e amël e pakëputun pemēs.

Valbona Kolaveri

Kësaj here erdha qëllimisht me këtë stil poetik dhe më erdhi si frymëzim, pikërisht sepse po shijoj bjeshkët momentalisht.