Dritan Mardodaj

“Qenushi i zi”
Një qen rrugësh, qen i zi
I vetmuar, pa dashuri
Mbase e braktisën një ditë
Pa motiv, disa t’pa shpirt.
Tashmë qeni endet i lirë
Por nuk është egërsirë
Rrugësh ende s’është mësuar
Si i trembur, i hutuar.
Ka gjetur një shok, këlysh
Janë si një, i ndarë më dysh
Dy qenushë, miq të pa ndarë
Për njëri tjetrin, thesar.
E pashë shtrirë tek po pushonte
Po bënte një gjumë të qetë
Mbase diçka ëndërronte
Ndonjë pulë, apo levrek
Apo ndonjë copë byftek.
Për çudi s’ka humb besimin
Ky qen rrugësh, për njerëzimin
Humanizmi paska ngelë
Tek ky qen rrugësh, i mjerë.