Realiteti si dhimbje dhe tragjedi, në poezinë e Rozina Sterkaj-t-Nga Emi Krosi

Nga Emi Krosi

 

 

ROZINA STERKAJ

 

Tema: Realiteti si dhimbje dhe tragjedi, në poezinë e Rozina Sterkaj-t

 

Një poete tjetër shkodrane që ka kohë që është e pjesë e shkrimtarisë femërore, Rozina Sterkaj.  Penat femrore çdo ditë bëhen dhe më dominuese në tregun e librit, jo vetëm poeti por dhe prozaik. Libri i saj poetik, “Të ëndërrosh mbi dysheme” botuar në 2022 përman poezi me temë kryesisht sociale. Sendërtomi i elementeve lirik mes:

të njëmentës dhe surreales,

– imazhit dhe ekspresionizmit,

–  natyrës dhe pejzazhit,

–  vetes dhe përtejvetes,

–  femrore dhe Individuales,

– njeriut dhe absurdit, e bën poezinë të ngjeshet me ngjarje, tematika, ide dhe pse jo dhe risi.

 

Në poezinë e Rozinës përroken këto elmente:

  • elementi i Unit dhe femërores, që jo vetëm si nënë por dhe si grua, sidomos në poezinë

Çanta ime” me vargjet: Libra/çelësa/ditar/mjete pune pa fund/siç kujdeset të mbajë çdo grua/ Ka ngarkese të madhe çanta ime/duket që ngjason me mua, ku çdo grua ka një çantëmagazinën e saj, ku “stivon” ose “fsheh” përditësinë e saj. Që, nga gjërat intime tek ato personale dhe “mjetet e punës”. Çanta e femrave, ndonjëherë janë më përtej peshës parësore të përmbajtshmërisë së tyre. Është një kumt/fill/ndiesi/ide, që lidh çdo grua me aksesorin esja më të rëndësihëm: çanatën. Por, çanta e poeteve mbajnë, lapsa/letra/libra/fotografi dhe plot copëra kujtimesh që “mbushin” çantën e madhe misterioze. Vargjet: krijese prej mëndafshi delikat/që digjet në të parin zjarr/E ndjeshme zemrës/punëtore duarsh/e brishtë lotësh/e fortë fatesh/nënë dhimbjesh/Pret./Humbet nga vetja./Kur ti flen,/ajo puth pagjumësinë/ Kronometer i kohës së zgjuar/të mos ia humbasë as edhe një thua, nga poezia “Femra”, ku ajo kërkon të kuptojë femroren (përtej natyrës së gjinisë) dhe feminzmin (si filozof në art dhe politikë).  Dy termat që lidhen dhe me natyrë e shkrimatrisë femërore (jo si ndarje gjinore por si mëvetësi studimi), po u përpjku për të “manipuluar gjinitë” apo sekset mashkull/femër, përderis aakome femrat janë “dora e dytë” apo dhe të papeshat në art sin ë vargjet: unë madhështorja, mikja më e mirë/vitrinave pluhurosur e trishtuar./ Shekujsh isha po një perëndi./Sot ndihem e braktisur e harruar, nga poezia “Librat”,  ku akoma dominanca mashkulore shumë herë kalon në “shoqëri maskiliste”, por poezitë “Vetes”, “Loti”, identifikojnë një femër të fortë që ka ndërtuar vetëveten përmes poezisë dhe lirisë së saj.   

  • Elementi i Shkodrës si imazh dhe qenësi fizike, që përmes vargjeve: më vjen të ulem në

 gjunjë,/të eci këmbadore,/të prek gjurmët fjetur,gdhirë/ në rrugicat shekullore./Të ti prek flokët e bukur /onde onde ,palë palë /lumë e det, liqen e kroje ,/shtat të bukur të kan larë, por jo veteëm qyteti i gjithë qenësia e saj amrore/qytetare/intelektuale. Identifikimi i qytetit si qenie reale e përditësisë i jep asaj një tjetër përmasë ashtu si tek poezia e Koliqit…

  • Elementi i realiteti surreal, mjafton të lexosh këto dyvargje: realiteti është gjellë e

përbashkët thashethemesh./Pikante për të gjitha vaktet, të kutojmë se në çfarë realiteti po jetojmë. Një pjesë e jona. Përdistshmëria. Paragjykime. Neveri. Absurd. Realitei është i pabesë. I pashpirt. Pereves. Mëkatar. Truplodhur. Shpirthelmuar. Egoist.  Poezitë “Injoranca”, “Indiferenti” etj., skanojnë njerin post/modern dhe vetmitar, si shkak i vetmisë dhe ftohtësisë  i rrjeteve sociale.

  • Elementet e përshkrimit të natyrës; ku vargjet: tinguj që shëtitin në degë

pentagramesh,/e pushojnë më tej në gjumin e foleve/thurur prej flokësh, nga poezia: “Katër stinët”, që vjen në formë episodesh (4 stinët/4 (katër) epidode) për natyrën. Përshkrim i  pejzazhit është i drejtpërdrejtë. Një ndiesi e njesur me natyrën. Ka dhe plot poezi, për vjeshtën, për diellin lulet etj. Nuk mungojnë dhe vargjet për nxënësit e saj, pasi poetja është mësuese dhe njëkohësisht drejtoreshë në një instucion privat arsimor në Shkodër.  

 

Por, ajo që e dallon poezinë e saj, është ndjeshmëria sociale, ndaj poblemeve më të mprehta të shoqërisë si klasa punëtore/mosha e tretë/fëmijët jetimë dhe ata me nevoja të veçanta/ shtresa margjinale e shoqërisë/ femrat e dhunuara dhe të trafikuara etj. Në këtë aspeket janë dy tematika:

  1. tematika e punëtorëve (ose klasa punëtore). PoeziaPunëtori”, me vargjet: ulur në një

cep/shoh pa motiv gjithçka lëviz/Një kapitalist në sendilen e rehatshme/dhe një punëtor ndërtimi i bërë pis./Mbërritën të dy në lokalit tim/përpara shfaqet kamarieri./Kapitalisti Xhoni ose Xhek/ punëtori një kafe të dytë se sot nuk kam lek/…/E kuptova krejt mirë ç’kish’ ndërmend /tek shihja  kapitalistin shend e shend./Tek i flisnin bërrylat punëtorit/filloi të hapej bisedëspak nga pak/e plot trishtim: -ke parë sy fëmijësh të dëshpëruar?/Kjo s’më len të kursej trupin tim./Po kam punë të rëndë moj zonjë,/të lodh e të këput/koha është e egër/shteti është një m…t./Filloi te ngrinte zërin punëtori/unë e shihja dhimbshëm/s’di ç’mendonte mileti/përkrahur nga servilë kapitalisti tha:”oh, njeri, pa kulturë i shkreti! Vargjet janë të drejpërdrejta. Kapitalistët shfrytëzojnë krahun e tyre të punës duke u pasuruar ku shumë prej tyre paguhen pak dhe në kushte skandaloze, sidomos në Ballkan dhe vendet e treta. Vargjet janë të drejpërdrejta. Një paralelizim me shkrimtarët femror të kohës së Elisabetës, ku gratë ishin punëtore nëpër fabrika. Ligji i punës, gratë i ka diferencuar, jo vetëm me punë më të rënda dhe paga më të ulta. Por, tashmë pamja mjerane dhe migjeniane e punëtorit, është në analogji me vargun: “oh, si nuk kam një grush të fortë/ti bie malit që nuk bëzan…” .Poeti botëror, Pablo Neruda, ka shkruar gjërësisht për jetën e klasës punëtore, grevat dhe drejtësinë sociale. Duke nxjerrë në pah dinjitetin, përpjekjet dhe solidaritetin e klasës punëtore. Shumë poetë përqendrohen në nevojën për sindikata, paga të drejta dhe njohje të klasës punëtore. Madje ka dhe poezi proletare: poetë bashkëkohorë, që përqendrohen në jetën moderne të klasës punëtore. Realitetet e vendit të punës,  që përshkruajnë koston e punës fizike dhe punës në fabrikë. Puna e zakonshme, që veprat shpesh nxjerrin në pah, dinjitetin e punëtorit në detyrat e përditshme. Kur kemi lexuar për herë të fundit poezi me guxim, me lodhje, dhe për shfrytëzimin nga kapitalistët modern, të klasave punëtore, që duhet të jetojë për të mbijetuar? Nuk e di nëse gjërat po përmirësohen apo po përkeqësohen për poetët e/për klasës punëtore, që tregon për jetën e përditshme të njerëzve që luftojnë me rregullat e shkruara dhe të pashkruara që duhet të luftojnë për ekzistencën e tyre . Nuk është një lexim i lehtë dhe as nuk duhet të jetë. Në një kohë të kapitalizmit të vonë që po na redukton të gjithëve në shoqëri individuale publike me përgjegjësi të kufizuar. Cili është produkti i tyre? Sa vlen ai? Por, Shqipëria si  një vend që nuk ka më një klasë të mesme, por as sindikata, punëtorët janë thjesht: kavje për laboratorët e kapitalistëve rinj shqiptarë.

  1. Tematika e trafikimit të femrave. Poezia” Kohë e verbër” është mjë poezi që tregon

vargonjtë e skllavërimit femror. Ajo nuk përmend askund fjalët:”trafik”/ “prostuticion”/”shitje” por vagjet: vrapuan drejt lirisë,/verbuar nga kohë e errësirës./Ç’rëndësi kish ku shkohej,/veç të shkepeshin zinxhirësh./Mashtruar katilësh per jetë më të mirë,/krah të njomë shtatesh të mitur,/u lidhën me të tierë zinxhirë të frikshëm të neveritur, ku skllavëria moderne vazhdon akoma. Por skllavërimi dhe vetëskllavërimi janë dy gjëra të ndryshme:

  1. vetëskllavërimi; por, sot femrat vetëskllavërohen. Për ca para më shumë. Për pak luks.

Për më shumë rehati. Për, më shumë lavdi dhe pasuri. Ato, pranojnë çdo gjë në “emër të lumturisë së rreme” dhe abuzojnë me “lirinë” duke përdorur trupin si aset çmimi. Por kurrësesi për lumturi apo pavarësi, sepse femrat e pavarura nuk janë skllave, por luftëtare për të qenë të lira dhe vetëvetja.

  1. skllavërimi; vjen nga padija/varfëria/nënshtrimi/detyrimi/ injoranca /frika /dhuna/

kërcënimet /mashtrimi/ për një jetë më të mirë, por shumë prej tyre ishin viktima të tregut dhe prostituimit, sidomos në filimvitte ’90-të, ku shumë vajza u bënë “robinja” të epsheve dhe ndjenja dashurore, por përfunduar rrugëve të Europës. 

 

Nuk mungojnë normalisht dhe figurat letrare si:

  • fjalëformimet: përplasem/ nënpetlash/ përkryer/ dalëngadalë/ pentagramesh/mosprek/

pashëndritshme/ lartpërmendura/vendnisje/ përlyeve/ kafkash/përsosshmërisht/ grykëmbyllura/ stërmadhe/ përulje/vetëmohim/ dopjopet/ përhumbje/krahëshkruar/ vetëdija/ këmbadore/ luleborë/ largpamësise/ përbashkët/ thashethemesh/ këmbëkryq/pështymes/ pikëvesat/ mbishkruem/ shpërfillur/ ujëvarë/vetvendosi/përlye/ç’mosmirënjohës / babagjysh/ padrejtësisht/ buzëqesh/ ripërtypëse/ ripërtypëse/ pagjumësinë /kronometer/ përhumbjes/ shpërlajnë/ zemërmendjes.

  • Enumeracioni: ujin, shkëmbin, malin, detin.
  • Fjali me ngarkesë metaforike: mbyllur në këtë boçe nënpetlash/drithërim që vështron

heshtur/ëndrrat që zhveshin imazhe/ po shkrihen pikëvesat e kristalta/ rreckave të shpirtit/ që bart me vete një copë diell etj.

sëfundmi: dhe pse pse leximi është i pakët, por çdo shkues poet/shkrimtar ka lexuesit e tij, qoftë dhe në një përqindje të vogël. Fundja, çdo poet ka nevojë të lexohet, që sado pak të ndihmojë në emancipimin e shoqërisë ku jeton, në çdo kohë dhe vendi. Por, koha bën “sitjen” dhe vlerësimin e artit të mirë. Tashmë, dhe Rozina është pjesë e arealit femëror letrar shqipshkrues modern.

1 maj, 2026.