Në vend të një portreti të notarit Ediljano Huna
Nga Agron MEMA

Krahët e tij shkumëzojnë si helika aq sa trembin ujin e zadrave të notit brenda e jashtë vendit në Kampionate Kombëtare e Ndërkombëtare që zhvillohen në garat e notit ku shkallët e zadrave i pushtojnë brohoritjet , duartrokitjet dhe entuziazmi nga elektriciteti emocional që përcjellin rezultatet e arritura, shpesh me thyerje rekordesh. Dhe ky rekordmen është edhe notari sarandjot 17 vjeçar Ediljano Huna dhe ushtrohet në not prej 10 vitesh.
Thamë sarandjot, sepse sarandjot i ka mbetur vetëm në historikun sportivë të tij, nisur sepse ajo nuk kujtohet t’a përmëndë dhe të kujtohet për rezultatet dhe rekordet e arritura prej tij, paçka se Sarandës i ka dhënë rezultate dhe emër nderi në garat 200, 400, 800 dhe 1500 stil i lirë.
Kjo heshtje dhe mosvëmendje ndaj tij e detyroi të aktivizohet tek “Teuta” e Durrësit. Shkak për këtë shkrim dhe thyerjen e heshtjes sarandjote ndaj këtij notari të perspektivës i cili ecën në gjurmët historike të traditës të parardhësve notarë të Sarandës në vite dhe kjo e bën të ndjehet krenarë, është fakti i thyerjes së fundmi të rekordit më të ri. Ka qenë Kampionati C. K. Neptun Cup 2026 i zhvilluar në Shkup të Maqedonisë për të rinj.
Këtu notari Ediljano Huna , tanimë i “Teutës” thyen rekordin në 200 m. stil i lirë, duke siguruar njëkohësisht edhe vendin e tretë të renditjes së këtij kampionati ballkanikë. Vet traineri i “Teutës” Jurgen Fici shprehet me besim për të arthmen dhe perspektivën premtuese të këtij notari mjaft premtues duke nënvizuar dhe lajmin e gëzueshëm se Ediljano Huna është një nga pretedentët kryesorë për t’u aktivizuar në Lojërat Olimpike të Olimpiadës 2028.