Nga.Hysen S.Dizdari

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911,ishte një nga lëvizjet më të rëndësishme kombëtare e cila i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 1912. Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, qeveria e re osmane nisi një politikë të ashpër centralizuese. Ajo kërkonte çarmatimin e popullsisë, mbledhjen e taksave dhe rekrutimin e detyruar ushtarak në zona që historikisht kishin gëzuar autonomi dhe privilegje siç ishte Malsia e Madhe.
Kryengritja nisi më 24 mars 1911 në Malësi të Madhe, e udhëhequr nga krerë të shquar si Dedë Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjloshi Luli e tjer.
Një nga betejat më të rëndësishme ishte Beteja e Deçiqit, dhe momenteti më i rëndësishme, ishte ngritja e Flamurit Kombëtarë Shqiptarë në majën e Deçiqit, me 6 prill 1911, ku për herë të parë që nga 28 Nëntori i vitit 1443,ku Skënderbeu ngriti Flamurin Kombëtarë në Kalanë e Krujës, pas 468 viteve të sundimit osman, u ngrit në majën e Deçiqit Flamuri Kombëtare Shqiptar.
Më 23 qershor 1911, në Greçë të Selcit, krerët e kryengritjes hartuan një dokument historik të njohur si “Memorandumi i Greçës”. Ky memorandum kërkonte:
-Njohjen e kombit shqiptar dhe autonominë e Shqipërisë.
-Përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe administratë.
-Planifikimi i nje buxhetin lokal për zhvillimin e vendit.
Forcat ekryengritësit u ndihmuan moralisht dhe materialisht nga emigracioni shqiptar dhe krerët kombëtarë si Isa Boletini, Mehmet Shpendi,Luigj Gurakuqi e tjere.
Nën presionin e kryengritjes dhe situatës ndërkombëtare, Porta e Lartë u detyrua të nënshkruante një marrëveshje në gusht të vitit 1911, duke pranuar disa nga kërkesat e malësorëve.
Kjo kryengritje megjithëse nuk arriti autonominë e plotë menjëherë, vërtetoi se çështja shqiptare nuk ishte më thjesht një revoltë lokale për taksa, por një lëvizje politike për pavarësi. Ajo shërbeu si shkëndija kryesore për Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, e cila coin ë Shpalljen e Pamvarsisë Kombëtare në Vlorë ,me 28 Nëntor 1912.
Kjo kryengritje mbetet një simbol i qëndresës heroike, Malsisë Madhe ku spikati guximi i malësorëve dhe vizioni i intelektualëve shqiptarë për një shtet të lirë.