
Vullnet Mato
Kur ti ike, zemra super xhiro më mori,
ndjehej ngushtë në gjoksin e ngrirë,
përpiqej të çante kafazin e kraharorit,
të ikte duku larg, në shkretëtirë...
U ktheve ti, nga mungesa e vonuar,
zemra gjakun ma ndezi përsëri…
në trupin tim, iku dimri i akulluar,
shkriu gjithë akulli në dejet e mi…
E ndjeva veten me flatra fajkoi,
në dy planetët e gjoksit tënd.
Lumturia gjithë indet më pushtoi,
retë e errëta m’u fshinë nga mendtë,
U ndjeva me zotësi burri të vërtetë,
dhe anija e shpirtit tim ngriti velat,
për lundrimet, ku kapitene je ti vet,
ta drejtosh anijen në eksplorime të tjera.
Kemi lindur të kuptohemi në udhëtime,
të duhemi fort, përballë të gjitha stuhive,
anijen e dashurisë, ta ruajmë në dallgëzime,
të mos fundoset, nga raste grindjesh naive.
Krenarinë e mashkullit superior, hodha në det,
si trashëgim patriarkal brezash ndër mote,
me bujarinë tënde, ti ma fale atë të metë,
në shtegut e dy buzëve, bredh e qeshura jote.
Jeta ka limit të shkurtër lundrimi në anije,
s’ka kohë të tepërt, për të tjera zemërime,
që t’i shpenzojmë ditët, për fjalë kotësie,
o shpirtja ime e dashur, moj zemra ime...