Rini-Shkurte Berisha

RINI
 
Rini ,ti je fryma,je ajri,je jeta,
Je forca,e ardhmja ,e vërteta.
Je truri,je zemra që rreh e vendit,
Vetëm ti mund ta ndryshosh rendin.
 
 
Tregoje forcën tënde rini,
Mere vendin që të takon,mos rri.
Mos e le fatin tënd në duar të vjetra,
Se do të hedhin në kosh ,si letra.

 

Rini,sot po rri shumë e heshtur,
Ngrihu,leviz, nxito ,lufto pa reshtur.
Kërko vendin që të takon rini,
Koha është e juaja ,sot,tani.

 

Rini ,ju keni aq shumë force,
As vetë nuk e njihni energjinë.
Ju mund të thyeni edhe kockë,
Me frymë mund ta ndizni baterinë.
 
 
Të merrni timonin , vendin ta çoni larg,
Të rreshtohen pas jush,të gjithë varg,
Të ndjekin hapin tuaj të vrullshëm,
Përparimi i vendit do jetë më i dukshëm.
Shkurte Berisha 08 Dhjetor 2025