Rrënjët Arbërore-Autor: Avni Neziri Rrënjët Arbërore-

                           

 

                             Autor: Avni Neziri 

Shenjtërish besojmë në diell 
shqiponja kuq e zi nëpër qiell
nën dritën e diellit e të hënës
nën kujdesin shpirtëror të nënës.

Evropë, fol, se jemi nga më të parët
Gjuhë,traditë,Kultur sot ne Shqiptarët
Gjon Buzuku edhe „MESHARI“
trashëgim në Gjuhë të Shqiptari

Flasim gjuhën më të vjetër 
36 germa, nga të tjerët Alfabet tjetër
libër i shenjtë „Lahuta e Malësis“
Gjergj Fishta, drita e Arbërisë.

Gjergj Kastrioti, shpatëndritur 
për shekullorët armiq të uritur
mbretëresha botërore e bamirësisë
Nënë Tereza,bija e Shqiptarisë.

                                                    25.o4.2o26