Delja e zezë…Rubjana Nika

Delja e zezë…

 

U akuzua delja e zezë:

-Ik tutje,na e prishe ngjyrën!

Ajo kish shpirtin 

e zemrën të bardhë,

paçka se të zezë kish fytyrën.

 

U akuzua e gjora për pamjen,

këtë veç Zoti e ka në dorë.

Ajo veç lëkurën kish të zezë,

se shpirtin e kishte të bardhë

si borë.

 

U akuzua e ndanë nga tufa,

e veçuan nga fisi,

e bënë hasha.

Veç jeta me të 

u tregua e mirë,

e vlerësoi për vlerën që ka.

 

E akuzuan padrejtësisht,

se ndryshoi rracën edhe ngjyrën,

por brenda llojit të bardhat dele,

kishin zi shpirtin 

e bardhë fytyrën.