Më pëlqen…Mimoza Lazaj

Më pëlqen…

Më pëlqen qetësia,
më pëlqen vetmia,
të strukem e heshtur
me hallet e mia.

Më pëlqen të rri vetëm,
unë dhe askush tjetër,
me veten të kuvendoj,
kur askujt më s’i besoj.

Më pëlqen dhe vetja,
ndonjëherë,
dhe them me vete:

Është vetëm një
dhe nuk ka të dytë.

Kape momentin,
se nuk vjen më.

Ah, jeta ime,
me të bukurat kujtime…

Më pëlqen…