Rrugët e mia-Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

 
 
Do ecim përpara,
edhe kur s’ka dritë,
me ëndrra në zemër,
me plagë në shpirt.
 
Rrëzohemi, ngrihemi,
përsëri vazhdojmë,
me dhimbje në heshtje,
por kurrë s’ndalojmë.

 

Këmbëzbathur, të përgjakur,
nëpër gurë do të shkojmë,
plagët tona, të fshehura,
me buzëqeshje do t’i mbulojmë.

 

E kur në fund
të arrijmë destinacionin,
do ta kuptojmë sa vështirë
e kishim vetëm me njëra-tjetrën,
por dhe kush na don
 
Sepse rrugët e mia
s’janë veç udhëtim,
Janë lot, ëndrra,
Janë jetë dhe përjetim.