“Sa bukur!”-Dritan Mardodaj

Hajde gra, ejani burra
Kujt po i hyn n’punë kultura?
Nisi Bigu, filloi Ferma
Do të futen dhe ca femra!

Qënkan tepër sensuale
T’shohim a do bëjnë skandale?!
Hajde shohim ca qyfyre
Sa ti dalë nami këtyre!

Ç’e do librin, ç’e do shkollën
Shih sa e paska ajo “mollën”
Thuhet që jeton në Francë
Vallai gjasa t’jetë trans?!

Ja të shohim kur t’hy n’dush
Mos t’i dalë dhe ndonjë “rrush”
Me diskurse gjenitalesh
Janë në trend këto lloj skandalesh!

Dhe ca tipa, bëjnë si Vipa
Guten tag dhe mirëdita
Deutsche Welle, Amerika
Billionaires from South Africa
Oh sa bukur mbushet dita!

Kujt i hy n’punë intelekti
Bash kur është autocorrect-i?!
Hajde dhe mos u mërzit
Pijmë ndonjë një birrë o mik!
Sikur s’thyhet kështu thatë
Marrim dhe ndonjë kebap!

Mbushim zhabën, mbushim zorrën
Kush është duke pyt për Vlorën?!
Kush po pyt çfarë ndodh n’Tironë
Mbush me hajna frankofonë.

Oh sa bukur, oh sa mirë
Me përçmu njerëzit e mirë
Dhe me ngrejt në piedestal
Sdromsat, hajnat për skandal!

©Dritan Mardodaj