Sekreti i pyllit-Shkurte Berisha

SEKRETI I PYLLIT

Në pyllin e qetë, ku heshtja flet,
Fshihet në të më i vjetri sekret.
Pemët e larta më flasin ngadalë,
Për kohën që ikën pa lënë një fjalë.
Përroi i kthjellët rrjedh pa pushim,
Si jeta që ecën në të njëjtin drejtim.
Ai s’kthehet kurrë në burimin e vet,
Por lë pas kujtime në breg e në shteg.
E pyeta pyllin: “Çfarë ruan në thellësi?”
Ai m’u përgjigj me shumë çiltërsi:
“Pas çdo stuhie që gjethet rrëzon,
Jetë e re fshihet dhe prapë lulëzon.”