Violeta Maliqi

Shalli i zi
Në mëngjes erdha pa zë,
mes nesh ra një hije.
Ta lashë shallin e zi,
jo për mua,
por për tradhtinë.
Era e mori emrin tënd
dhe e hodhi larg,
ndërsa zemra m’u tret në heshtje.
Por nga hiri i asaj nate
lindi një dritë e kaltër…