Thjesht ( njerëzor )! Donike Rrethej

THJESHT ( njerëzor )!
Jena t’bam prej grimca andrrash ,
çaste t’amla ,
idhnime t’bujshme ,
kujtime t’rrëmujshme.

 

Jena trup q’i ik…
shpirt q’i rrin ,
gjithçka mbrenda zemres mbin ,
asht jet ,
jena frym , energji , lod’ i nxeht.

 

Jena koh ,
udhë ,
fate q’i kryqzohen pa e dit ,
jena çaste t’amla , pritje ,
lumni e kanjiher para kohet kthehna …
n’shpirt.
Jena njerëzor ,

gabojm ,

urrejm ,

n’rrugë ngjitna e zbresim ,

mëkatar q’i lindim ,

e nji ditë , vdesim…

Autore:
22/05/2026.