Nga Viktor Gjikolaj

I
Qielli i këngës shqipe.
Dora që tund djepin ,
Marshi i UÇK- së
Po kërkojnë poetin…
Thotë një shkrep Gramozi
Dhe një lis Mirdite:
-Po vjen Agim Doçi
Nëpër shtigje drite…
Vjen me këngë malli
Me vargje prej loti
Si te hapet festivali,
Pa ty Agim Doçi?!…
Refren
Ti do të vish, do vish si flladi
Me fjalë zemre n’ pentagram
Të pret sonte festivali
Si MJeshtrin e madh…
Këtej Drinit e përtej Drinint
Flakeroi pena e Agimit
Fjala e tij, te kënga shqipe
Borë e bardhë e prush Drenice…
II
Kërkojnë nënat kosovare,
Tek përkundin djepin
Po kërkon dasma shqiptare
Ku e kam poetin?
Vjen me kangë epike,
Për Adem Jasharin
Plot vargje balade
Hymne për shqiptarin…
Vjen me këngë malli
Dhe salla gjemon:
Sa te rroj festivali,
Agim Doçi, rron!