” Triptikët “- Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "
S H Q E T O
- A -
Përsosuri në dashuri?!...
Përrallë me mbret,
utopi!
Plus, po ndodhi,
monotoni!
- B -
Mashkulli në dashuri,
Përrua malor i egër;
Rend drejt lumit i verbër!
Femra
lumë i gjërë,
i thellë;
Me një përrua,
Do të thahej në verë!
- C -
Mos m'u beto!
Betimi s'ka kuptim,
Kur sot harron dikë,
Që dje i thoshe shpirti im!
Ah,jo!
Mos m'u beto!...
T'i themi kohës:
Na provo!