“Troç”-Dritan Mardodaj

“Troç”

Ç’janë disa “poetë”
Se di se çfarë kanë
Disa janë smirush
Të tjerë janë mjeranë.

Disa s’dijnë të shkruajnë
Të tjerë s’ dinë me fol
Ndërsa disa të tjerë
Bëjnë autogol.

Disa shkruajnë për lule
Të tjerë për buqeta
S’thonë as puna e mbarë
Dhe as tungjatjeta.

Mbase duan vëmendje
Nga mua ato
T’a thotë troç Dritani
Vallai s’kam kohë.

Kjo nuk është përçarje
O të keqen xhaxhi
Do lubrifiku ky lloj ingranazhi
Ndryshe s’bëjnë dallim
As nga patronazhi.

Janë tepër të paktë
Ata që vlerësoj
Që në të vërtetë
Dijnë të poetojnë.

©Dritan Mardodaj