UÇK: Shkronjat mbi Shqiponjë-Naim Cejku

UÇK: SHKRONJAT MBI SHQIPONJË
SOT S’DO KISHIT AS EMËR TË SHTËPISË
 
Mbi fushën e kuqe ku rreh një krahror
Shqiponja dykrenare mban roje historike
Aty ku çdo fije u thur si dëshmor
U ngritën tri shkronja në kohë dramatike
 
U – ja është Ushtria që mbrojti prag shtëpie
Nga nuset me vello te djemtë në rini
Guximi i lirisë nën hijen e lavdisë
Që shpërlau me gjak shekujt në robëri

 

Ç – ja është Çlirimi, ai agim i artë
Që tundi prangat, që hapi çdo dry
Kur pushka e shqiptarit shkroi historinë e larte
Andaj bota ktheu sytë me adhurim tek ty

 

K – ja është Kosova, kjo tokë e bekuar
Që lindi ushtarët në mal e në shkëmb
Me emblemën e artë mbi supe qëndisur
Si mbrojtje e përjetshme për çdo vatër e vend

 

Andaj baltën që hidhni mbi këtë ushtri
E tret era e maleve, e djeg ky flamur
Se shkronjat e UÇK-së janë vetë ajo liri
Që shkruhet në qiell e nuk vdes kurrë!
 
O ju bijtë e shkijeve qe ofendoni UÇK në
Që shihni nga lart me shpirtin e tharë e të zi
Pa atë ushtri dhe pushkën e lirisë
SOT S’DO KISHIT AS EMËR TË SHTËPISË
 
Kosova ka zot dhe histori që flet,
Gjaku i derdhur nuk bëhet kurrë det.
Ndaj baltën mbajeni për vete, në harresë,
Se UÇK – ja jeton, si e shenjta besë!