*UNË JAM BIJË FSHATI *
Unë jam bijë fshati,
me erën e blirit në flokë,
me këngë në buzë e diell në sy,
dhe zemrën me dashuri plot !
Rrugicat e ngushta më kanë rritur,
lumi më tregoi përralla të vjetra,
era e barit mësoi durimin,
yjet natën më ruajtën duke fjetur .
Po e dua tepër të bukur, jetën time
të thjeshtë e të artë,
ku buka ka shije mjalti,
dhe fjala vlen më shumë se paratë.
Unë jam bijë fshati krenare,
rrënjët i kam thellë në këtë tokë
kudo që të shkoj me ëndërrat e mia
Zemra është e mbushur me dashuri plot.
Kur bie nata e qetë mbi fshatin tim të vogël,
Dhe hëna ndriçon rrugicat si argjend…
Unë jam bijë fshati, me rrënjë thellë në dhe, mendimet e mia janë valë që gurgulojnë në ç”do vënd
Unë jam bijë fshati, bijë e dheut të bekuar,
Ku lulja flet me erën, ku përroi këndon i larë.
Në gjirin e maleve u rrita, mes blirit e trëndafil,
Dhe zemra ime u bë si diell, e pastër si kristal.
O fshati im i vogël, o djepi i ëndrrave të mia,
Rrugët e tua më njohin, çdo gur e çdo stoli.
Kënga e gjelit në agim më zgjon me hare,
Dhe era e bukës së nxehtë më mbush shpirtin me krenari
Po e dua tepër të bukur jetën time të varfër,
Se ka shije mjalti e ka aromë lulesh të ëmbël.
Nuk du arë e argjend,
as pallate të larta,
Më mjafton një qiell me yje e një fjalë e ngrohtë e bekuar
O dhe i bekuar, ku rrënjët i kam mbjellë,
Kudo në këtë botë, emri yt do ta mbajë.
Se unë jam bijë fshati, dhe me krenari e them:
Fshati rreh në zemrën time, si një këngë që në deje rrjedh .
Po e dua tepër të bukur,
jetën time të thjeshtënë fshatin ku u rrita dhe dashuri më përcjell
Sanie Tushi Rrokaj
