Ushtrimi i satirës përmes metrikës së rreshtores (filastroka) -nga Maria Teresa Liuzzo- Shqipëroi : Astrit Lulaj

 







“Zoti Rigoletto”


Kur një dru lind i shtrembër
nuk di ku t’ia gjesh vendin.
Më doje si prenë tënde,
por kavia ime u bëre.
Je rrufjan dhe nuk je i mençur,
ç’trishtim ky fund maji i çmendur!

Ambientin ti e ke shkatërruar,
një oaz shqetësimi ke krijuar.
Pa njollë dhe pa ndonjë qëllim
mbetesh thjesht një gabimi im.
Je në thurje një “nyjë” e kalbur
që nga trikoja, tej duhet flakur.

Për një Grua respekt trego,
i nderuar, Zoti Rigoletto!
Larg janë karnavalet, ndaj ndalo,
kthehu të bësh këngëtarin shëtitës,
se mbetesh thjesht patetik, si palaço
që me gajde zhurmon mes ditës.

E keqja godet në rreze të gjerë,
çdo fjalë ka dozën e vetë.
Çdo varg pret rivalin e tij në pritë,
qaforen mban veshur për çdo zemërim,
si qeni që leh me tërbim.

Prej mendjemadhësisë së tij
do të donte të bënte homazhin,
qofshin të bekuara trëndafilat e majit!
– Zoti “RIGOLETTO” – budallai,
nuk dinte çfarë të shpikte
dhe në sulme personale rrëshqiste.

Gjuha e tij njëlloj porsi shollë,
me fytyrë pas muri dhe gojëzën në gojë!
I urti ndaj mendjelehtit thirri:
“Kush dashuron për flokët e dhëmbët
dhe në fund zhytet në pusi,
është dashuruar me asgjënë!”

Sa për bukurinë,
nuk e gjen në përdorim
të asaj që do të doje të bëje,
të asaj që s’do të mundje, jo e jo,
kurrë s’mund ta kesh në zotërim,
lipset vetëm ta adhurosh.

E vërteta irriton,
të rremët janë në modë,
nuk lyp asnjëherë “pëlqime”
dhe as miratime në këtë botë.

Ç’mbërriti, nuk ishte një hingëllimë kali,
por thjesht pëllitja prej gomari.
I fryrë si domate, më në fund foli ai:
“Mendoja se për mua mund të ishe ti thesari!”

Kur burri është një budalla,
për gruan bëhet lehtë lodra e saj.
Për detarin dhe dehjen e tij,
vala në stuhi mbetet, përfundimisht.

“Shpifja është një fllad i lehtësuar…”,
frymëmarrja tashmë është oksiduar
prej egos tënde të frustruar.

Për hijen që mbi shtratin tënd, rri shtrirë,
një fjongo zije u qep në gjoksin tim.
Ndaj dhimbjen respekto,
“ZOTI RIGOLETTO”.
 
SHQIPËROI : ASTRIT LULAJ
 
 
 
L’ESERCIZIO DELLA SATIRA ATTRAVERSO LA METRICA DELLA FILASTROCCA
di Maria Teresa Liuzzo

”MESSER RIGOLETTO”
Quando il legno nasce storto
non sa stare al proprio posto.
Mi volevi come preda
ma sei stato la mia cavia.
Sei ruffiano e non sei saggio,
che tristezza fine maggio!
L’atmosfera tu hai distrutto
creando un’oasi di disagio.
Senza macchia e senza dolo
un refuso rimani del mio lavoro.
Sei del ”punto” una canaglia
che io scucio dalla maglia.
Ad una Donna porta rispetto,
messere Rigoletto!
E’ lontano il carnevale,
torna a fare il menestrello,
sei un patetico giullare.
Il male colpisce ad ampio raggio,
ogni parola ha il suo dosaggio.
Ogni verso ha il suo rivale,
la rabbia indossa il suo collare.
Della spavalderia vorrebbe fare omaggio,
siano benedette le rose di maggio!
– Messer ” RIGOLETTO ” –
non sapeva cosa inventare
e scivolò sul personale.
La sua lingua come suola,
faccia al muro e museruola.
Il saggio al superficiale esclamò:
”Chi si innamora di capelli e di denti
sprofonda nel pozzo,
si è innamorato di niente!”
La bellezza non risiede
nell’uso che vorresti fare,
che non potresti mai avere,
ma soltanto adorare.
La verità irrita i falsi modesti,
non elemosino like e nemmeno consensi.
Non giunse un nitrito di cavallo
ma dell’asino il raglio.
Pletorico come un pomodoro:
”pensavo potessi essere tu il mio tesoro!”
Quando l’uomo è un citrullo,
della donna è il suo trastullo.
Il marinaio e la sua sbornia,
la sua fine rimane l’onda.
”La calunnia è un venticello…”,
il respiro si è ossidato
del tuo ego ormai frustrato.
Come l’ombra distesa sul tuo letto,
il lutto è cucito nel mio petto.
Al dolore devi portare rispetto,
”MESSER RIGOLETTO”.

Astrit Lulaj