
Gezim Llojdia
1.
Ka katunde të bukura. Ka katunde të humbura. Ka edhe nga ato katunde të fshehura në palët e maleve.Katunde të cilat koha i ka lënë disi në heshtje.Por heshtja në ato katunde nuk është kurrë mungesë historie. Shpesh, pas një emri të vogël e të harruar,në atë katund fshihet një botë e tërë.Një botë e përbërë nga njerëz me karakter guri.Një botë me ngjarje të mëdha dhe të paharueshme për katundin.Ka katunde që krahas punës kanë nxjerr më shumë këngë .Nga ato këngë që ngjethin mishtë.Ka katunde ku njerëzia ka bërë punë të rënda.Po ka edhe katunde me dhimbje të paushqyera dhe një qëndresë e heshtur breznish.Disa katunde janë bërë të njohur nga vite të tëra luftërash.Ka të tjerë që u bënë të njohur nga këngët e trimërisë.Dhe këto këngë që iu kapërcyen kufijtë.Por ka edhe katunde që nuk patën kurrë zë për të treguar gjithçka, që hoqën e përjetuan.
…Kur flasim për katunde, që bënë këngë,mund të rendisim.Pilurin e Lefter Cipës.Askush nuk e dinte si jetohej dhe cfarë prodhonte Piluri atje majë kodrave e përkarshi detit të Himarës!
-Po kush e dinte se ku binte Bënca, nëse nuk do ishte zëri melodioz i Golikut apo Përparimes apo tekstet e magjike të poetit Maliq Lila.
-E di ku bie Lapardhja?Jo s‘kam si ta di.Por e di që i ka kënduar Janinës.Bie në vargmalin e Shashicës…
Dhe sa më shterp me gur e shkëmbinj të jetë toka aq më shumë prodhimtar është shpirti njerëzor.
2.
Progonati ku hyn këtu mos vall te këta të fundit.Jo,sepse ai është më i ndërlikuar, më epik. Është nga ato troje ku kujtesa jeton më gjatë se fjala e shkruar.Në këtë vatër të thellë të Labërisë, historia nuk kërkohet në raftet e arkivave apo në dokumentet e pluhurosura. Aty historia, trimëria, kënga dhe poezia janë të gjalla. Ato ruajtur me xhelozi në rrëfimet e mbrëmjeve.Dhe në ojamat e këngëve të vjetra iso,apo te valltar si A.Milori dhe te vetë emrat e njerëzve që shkelin atë gur.
3.
E mes këtyre hijeve e kujtimeve,që nuk treten, del vetvetiu edhe Vitua nga Progonati.
Mirëpo ku ka lindur kjo Vitua?Dhe sa e gjatë është?
Dhe sa për humor sic thonë andej nga jugu,po numrin e këmbës sa e ka?
Çfarë nuri mbart mbi supe? E flokët, si i ka thurur?Apo faqet si moll e syshkruar.
Në të vërtetë, Vitua është së pari një emër. Ndoshta si personazh nuk ka ekzistuar kurrë në realitet, po ç’rëndësi ka?
Vitua ekziston atje ku jeta bëhet e pavdekshme,në këngë.
E sot, ajo kërkon të shkëputet nga mjegulla e harresës.Dhe të marrë frymë sërish e të zërë vendin e merituar në udhëkryqin e kujtesës.
Sepse sa e sa Vito të tjera kanë ardhur në këtë botë.
Dhe sa Vito të tjera kanë ikur pa lënë gjurmë…
Por cila prej tyre mbeti në këngë?
Mbeti vetëm ajo, që e shndërroi dhimbjen.Dhe bukurinë apo qëndresën në varg.Dhe kjo është vetia e madhe e poetëve apo këngëtarëve të Labërisë: të marrë një emër të zakonshëm e ta ngjallë përjetësisht përmes isos.
4.
Zhytja në vargjet e këngës “Lëvizi lumi nga shtrati”. Grupi i Bënçës.
Vij një ditë nga monopati
takova një vajzë fshati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati.
Dy metra e gjatë nga shtati
faqekuqe nga surrati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati.
Thashë se më hoqi fati
lëvizi lumi nga shtrati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati.
E kishte zënë inati
qe mërzitur nga i ati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati.
Ku po shkon kaq e nxituar
moj gëlqere e pashuar?
Thuaj kush të ngacmuar
besa-besë je siguruar.
Babai më pat fejuar
më një burrë potureçpuar
sikur ta kesha pranuar
e zeza ç’do kesha vuar.
Hesht mo qaj moj e uruar
shko merr një djal të bënçuar
se janë djema të shquar
të mbajnë si pak ujë në duar.
5.
Janë pikërisht këto vargje dhe kjo frymë që e bëjnë këtë personazh të gjallë.Kënga ikonike labe “Lëvizi lumi nga shtrati”, e interpretuar me një mjeshtëri të rrallë artistike nga Grupi Polifonik i Bënçës përmes zërave të papërsëritshëm e monumentalë të marrësve Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj na fton vetvetiu ta ripagëzojmë këtë krijim me një emër më përfaqësues, më intim e më njerëzor: “Vitua nga Progonati”.
Ky propozim nuk vjen për të ndryshuar historinë e njohur të këngës. Por si një ide, vetëm për këtë shkrim.Dhe për të vendosur në qendër të vëmendjes atë figurë, që i dha shkëndijë këtij poemi muzikor.
Sepse kur zëri i Golikut e i Përparimes ngrihet mbi iso,nuk dëgjohet më thjesht rrjedha e një lumi.As gurgëllima e tij.Por është frymëmarrja e vetë Vitos dhe e gjithë njerëzve të asaj treve.
Ky titull i ri që i vendosëm nuk është thjesht një ndryshim formal. Por një rikthim në qendër të vëmendjes i vetë figurës së vashës malësore i asaj që merr frymë, jeton dhe përjetësohet përmes çdo vargu e note të kësaj perle polifonike.
Përmes një kontrasti të fuqishëm poetik, kënga ndërton një urë të padukshme .Dhe kjo urë ngrihet mes egërsisë së natyrës malësore dhe vragësisë shpirtërore të vashës.
Figura e Vituas ngrihet kështu mbi kornizat e një personazhi të thjeshtë e zakonshëm.Por ajo shndërrohet në simbolin e bukurisë stoike.Dhe të dinjitetit e elegances, që buron natyrshëm nga vetë shpirti i thellë i Labërisë.
6.
Nëse titulli origjinal përmend “lëvizjen e lumit nga shtrati”, ajo nuk është gjë tjetër veçse një metaforë e fuqishme e trazimit shpirtëror.
Lëvizje të tilla bën vetëm shpirti.Ngase kur lumi del nga shtrati dihet pasojat e tij.Në këtë rast kemi shpërthimin shpirtëror.
Por edhe e pasionit të papërmbajtur apo fuqisë shpërthyese të sentimentit popullor.E pikërisht këtu, prania e Vituas i jep këtij “trazimi” një fytyrë, një emër dhe një shpirt njerëzor.
Këngëtarët nuk mjaftohen vetëm me rrëfimin e një ngjarjeje.Dhe as me përshkrimin e një portreti pasiv përmes polifonisë me shumë zëra ku marrja e prerë, kthyerja e ëmbël, hedhja e dridhshme dhe isoja e thellë ndërthuren në këngë si vetë valët e një lumi të egër .
Dhe kështu ata e ngrenë figurën e saj në përjetësi.
Përmes këtij arti të papërsëritshëm, ata u japin jetë një tabloje me përmasa gati epike. Zëri i fuqishëm e monumental i Golikut dhe ëmbëlsia e thellë melodike e Përparimes,krijojnë një dialektikë të përsosur muzikore.Dhe ku ashpërsia e malësisë takon cuditërisht brishtësinë shpirtërore.
Në këtë udhëkryq zërash e ndjesish, Vitua nga Progonati nuk mbetet thjesht një kujtim i largët .
Ajo nuk është një emër i kënduar rëndom nëpër dasma.
Ajo lartësohet si një ikonë e vashës shqiptare .
Ajo është një shëmbëlltyrë ku bukuria fizike shkrihet natyrshëm me krenarinë, stoicizmin dhe egërsinë fisnike të krahinës nga ajo vjen.
7.
…Vitua vjen nga Progonati ,një vend ku, për çdo vendali, kjo tokë e bekuar mbetet pa asnjë dyshim katundi më i mirë në botë.
Progonati është një fshat thellësisht piktoresk.Një katund i mbërthyer e i ngujuar mes kreshpave të thyer të krahinës historike të Kurveleshit, në vetë zemrën e egarakë të Labërisë.
Kjo trevë rrethohet nga një natyrë spektakolare e egrane, ku kanionet e thella, që hyjnë në brendësi të tokës, shpellat misterioze dhe ujëvarat e magjishme si ajo e Peshturës apo e “Shpella e Asteroidit” krijojnë një sfond sa të ashpër, aq edhe plot madhështi dramatike.
Por përtej egërsisë shkëmbore, Progonati njihet si një nga vatrat më të fuqishme të shpirtit shqiptar. Këtu, banorët kanë mekuar breznitë me besën e patundur, traditën e paprekur, mikpritjen e ngrohtë dhe një histori të lavdishme patriotike e luftarake. Mbi të gjitha, në këtë truall guri ka marrë frymë edhe poezia si ujët e kulluar edhe kënga popullore,edhe vallja e Alushit t ë Milorve duke e kthyer këtë katund malor në një djep arti, emocioni e qëndrese.
Pra kjo është treva ku lindi dhe mori frymë Vitua…
Depërtimi në këtë “gjeografi të ashpër të Jugut” na zbulon një kontrast magjepsës. Nëse dimri këtu është i egër, i ftohtë dhe i thyer nga kreshtat e ngrira.Nëpër këto vise malësore vashat rriten plot hijeshi, dritë e jetë përmes stuhive ato çelin si thëllëza mali e lartësohen si lastarë të njomë të këtij guri…
Një element mistik e jetëdhënës i këtij mjedisi është ujët e bekuar. Përmenda “Shpellën e Asteroidit”dhe kjo nuk erdhi për rastësi.Ajo mbart një metaforë gati kozmike.Ujërat e saj të dikurshmë kristalore duket se nuk burojnë thjesht nga barku i tokës, por kanë zbritur nga thellësitë e hapësirës.Ujërat e tokës kanë ardhur shekuj e shekuj më parë nga asteriodët pasi filtri natyror i riciklon e i kullon përmes shpellave misterioze, kreshtave të ngrira dhe shkëmbinjve të thepisur…
Aty ku ky ujë shndërrohet në thesarin më të çmuar të natyrës malësore. Ai bëhet eliksiri, që ushqen, zbukuron dhe u jep dritë faqeve të njoma të vashave.I keni dëgjuar kur u thonë faqekuqet si… Është pikërisht ky burim ,që i fal fizikut të tyre atë pastërti kristalore.Dhe atë trup si lastar e atë freski të përjetshme ,që vetëm ashpërsia e malit dhe uji i bekuar mund të dhurojnë.
8.
Në këtë udhëtim .Më duhet të eci nëpër poezi.Më duhet të ndalem gjatë te metafora e mjedisit dhe te vetë shpirti i Vitos, atje ku natyra dhe njeriu bëhen një.
Sepse kënga popullore nuk flet thjesht me fjalë të thjeshta apo me rrëfime të jashtme.Ajo ndërton një mjedis të tërë gjeografik e emocional, ku leximi apo dëgjimi i saj shndërrohet vetvetiu në një shtegtim të thellë shpirtëror.
Të lexosh e të këndosh këto vargje është si të shkelësh drejtpërdrejt mbi poezinë e gjallë të natyrës.
Të përskajosh arat e mbjella,që mbajnë erë bukë e djersë, livadhet e blerta ku pushon isoja,kreshtat e larta ku thyhet drita, shkëmbinjtë e thepisur, që mbajnë mend historinë, dhe kanionet e thella të Progonatit, ku jehona e zërit nuk e shuan kurrë.
Përmes kësaj tablloje natyrore e njerëzore, figura e Vitos ajo vashë malësore lartësohet si arkitipi i vajzës nga Kurveleshi.Ajo e gjatë, krenare, me karakter të çeliktë e me një dinjitet,që nuk përkulet përpara stuhive të jetës.
Kjo është Vitua.Ajo nuk është thjesht një personazh kënge.Por simboli i gruas malësore, që sfidon fatin e paracaktuar dhe braktis vendimet e prapambetura. Kësisoj, figura e Vitos shndërrohet në një hymn të vërtetë të vetëdijes femërore, bukurisë autoktone dhe qëndresës së pamposhtur shpirtërore.
9.
Çështja e emërtimit të personazhit tonë hap një debat mjaft interesant ndoshta gjuhësor: A duhet ta quajmë “Vito” apo “Vitua”?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, është e nevojshme të shqyrtojmë si prejardhjen etimologjike të emrit, ashtu edhe funksionin e tij organik brenda strukturës dhe frymëmarrjes së folklorit shqiptar duke ndjekur studiuesit.Sipas tyre,në shtresën e tij latine, emri lidhet me rrënjën Vitus nga fjala vita jetë, duke u interpretuar si “e gjallë”, “plot jetë” apo “sjellëse e jetës”.
Mirëpo, në folklorin dhe të folurën e ngrohtë të Labërisë, forma “Vitua” nuk është thjesht trajta e shquar gramatikore e emrit Vito Vito -Vitua.
Ajo është, para se gjithash, një shprehje e thellë poetike dhe një përkedheli tradicionale e zonës. Ndryshe nga trajtat e ftohta e zyrtare të shkrimeve, “Vitua” tingëllon më e afërt, më e ngrohtë, më e gjallë dhe tejet organike për metrikën, frymëmarrjen dhe ison e polifonisë labe duhet të thonë ata.
Këngëtari lab nuk mund të thotë lehtësisht “Vito”. Gjuha e tij kërkon yllësinë e zanores prapavendore, gjithmonë sipas studiuesve ,kërkon atë -ua të gjatë që zgjatet në iso si një ojamë dashurie e krenarie.
10.
Një tjetër shembull domethënës ku shpërfaqet kjo trajtë emërtimi është kënga e mirënjohur popullore “Vito Pëllumbesha”, e interpretuar me mjeshtëri nga Petrit Lulo si dhe në versionin e mrekullueshëm nga Irini Qirjako si “Vitori Pëllumbesha”.
Në tekstin e kësaj kënge, emri përsëritet si një thirrje ritmike, plot mall e ekstatike: “Vito, Vito Pëllumbesha…”, duke e vizatuar personazhin si një figurë femërore plot hijeshi, dritë e brimë poetike.
Përkundër hipotezës së thjeshtëzuar, që e lidh emrin vetëm me latinishten, folklori shqiptar zbulon një shtresë shumë më të thellë, më të lashtë e autoktone.
Në vetë tekstin e këngës, epiteti “Pëllumbesha” lidhet vetvetiu me vargun e ëmbël:
“Vito, erdhe si pëllumbi,erdhe e më zgjove nga gjumi…”
Sipas gjuhëtarit tonë të madh Eqrem Çabej, në leksikun e vjetër popullor shqip, fjalët vito, vitua dhe vide shënojnë vetë zogun e pëllumbit të lidhura me thirrjen e lashtë ndjellëse “vid-vid”.
Kësisoj, togfjalëshi “Vito Pëllumbesha” nuk është thjesht një emër e një mbiemër, por shndërrohet në një lojë mjaft të bukur e të imët poetike të gjuhës shqipe një pleksje ku emri autokton për pëllumbin shkrihet organikisht me vetë epitetin e saj, duke e lartësuar figurën e vashës.
E po kështu, te Vitua nga Progonati, kjo rrënjë gjuhësore merr përmasat e një simboli sovran, ajo bëhet shëmbylltyra e pastërtisë kristalore, e dashurisë së kulluar dhe e lirive të paprekura malësore.
Besoj kështu mendojnë studiuesit.
11.
Kërkimet shkencore dhe studimet e thelluara folklorikesi ato të studiuesit Virion Graçi mbi botimet e Akademisë së Shkencave 1992 dëshmojnë qartë se emri Vito,Vitua nuk është një sajesë e rastësishme apo një krijim i vonë bashkëkohor. Ajo është një figurë e dëshmuar mirë, me rrënjë të thella në repertorin lirik tradicional të Labërisë, që nga kryeveprat polifonike të Grupit të Bënçës e deri te këngët e vjetra gjirokastrite.
Përmes harmonisë unike të këngës dhe mjeshtërisë së interpretuesve tanë monumentalë, Vitua i kapërcen kufijtë e një rrëfimi rrethanor apo lokal.
Ajo mbetet përherë një nga figurat më të bukura, më të trazuara e më dinjitoze të trashëgimisë sonë shpirtërore popullore.Duke e parë me këtë sy,kënga nuk ruan vetëm një ngjarje apo histori dashurie,por mbron e përcjell ndër brezi mënyrën autentike të të folurit, humorin e imët lab, zakonet e lashta, marrëdhëniet familjare dhe vetë krenarinë e pashuar vendore.
…”Vitua nga Progonati” nuk është një personazh i zakonshëm kënge, por një figurë femërore e lartësuar ndjeshëm nga tradita gojore dhe shpirti artistik i mbarë krahinës.
Ajo bart mbi vete unikalitetin e emrit femëror malësor të gdhendur me stoicizmin e krenarinë e trojeve ku lindisi dhe magjinë etimologjike të pëllumbeshës shqiptare, si simbol i brishtësisë, paqes, dashurisë dhe besës.
Përmes harmonisë unike të polifonisë dhe mjeshtërisë së interpretuesve tanë monumentalë, Vitua i kapërcen kufijtë e një rrëfimi lokal. Ajo mbetet përherë një nga figurat më të bukura, më të trazuara e më dinjitoze të trashëgimisë sonë shpirtërore popullore.Ajo është një këngë, që ruan jo vetëm një histori dashurie,por edhe mënyrën autentike të të folurit, humorin, zakonet, marrëdhëniet familjare dhe krenarinë e pashuar të Labërisë.
12.
…Dhe kështu, kur mbrëmja bie mbi kreshtat e Progonatit e isoja e Bënçës nis e dridhet maleve.Ajo Vitua vasha e këtij katundi ,nuk është më thjesht një hije e shkuar apo një emër i harruar . Ajo bëhet vetë fryma e Kurveleshit, një pëllumbeshë guri e thurur me ujët e bekuar të shpellave, me ashpërsinë e kanioneve dhe me ëmbëlsinë e këngës labe…
Sa kohë që mbi ato shkëmbinj do të ketë një zë për të marrë e një iso për të mbajtur, Vitua nga Progonati do të vazhdojë të ecë pash më pash nëpër poezi.Dhe ajo sdo të jetë një kujtim që tretet, por si një dritë e pashuar në udhëkryqin e amshuar të kujtesës sonë.
-Autori -Anëtar i Akademise Evropiane te Arteve.