“Viza amerikane…” Nga Spasse Thanasi


VIZA AMERIKANE…”
⦁ Makthi i një historie të shqiptarit fatëkeq në “magjinë” e Amerikës, sipas rrëfimit të rrallë të Shefqet Mekos ku dramaciteti i personazhit Artan Pojani kthehet në poezi !…
………………………NGA SPASSE THANASI
⦁ Mosdhënia e vizës, ëndërr e ndërprerë !…
Një pritje e gjatë
Me dalje dëshpëruese
Nga Ambasada e Kontinentit të madh
Në rrugën e Elbasanit
Artan Pojani ndjente trishtimin shpresë – humbur
Për fatin e vizës amerikane….

Me shikimin nga Bulevardi i madh
Sytë i mbetën të përhumbur
tek monumenti madhështor i Skëndërbeut
I kishte kthyer kurrizin
Shikimit të tij të ankthshëm
Siç e pat refuzuar edhe Amerika atë !….

Pse nuk më dhanë vizën ?
⦁ C’të kenë vallë me mua amerikanët ?

⦁ Mos vallë u ngjaj me Ajshtajnin ?….
Vetëm numura dhe ekuacione
U kam mësuar nxënësve të mi !…

Si llavë vullkani
I ndizej zemra brenda vetes
Vështronte godinën simbol të Universitetit
Hidhte hapin poshtë nëpër bulevard
Në mendje i vinte thënia e një miku :
“Italia e ndërtoi Tiranën
Dhe nga fshat e bëri qytet !….”

Atë refuzim vize
Artan Pojani e përjetoi thellë në shpirtë
I dukej ngatërrim dokumentash
Si ngatërrimi i bebeve në Matarnitet…

Vetëm zhurma e bletëve punëtore
Ishte simfonia e punës së tij
Mendimet i vrapojnë si të tërbuar
Si saga e një historie mes dy oqeaneve :
⦁ “Me mua kanë gabuar rëndë
Më kanë pushkatuar në shpirtë!….”

Dhe çapitej kjo dramë si “gjynah i parrëfyer”
Cast tallës i bletarritësit me ambasadën
Dhe hidhte në mendje shënime të koduara
Si kodet e Da Vincit, që Bota
ende vret mendjen t’i dishifrojë…
Ëndërr e ndërprerë brutalisht
E quante ai mosdhënien e “VIZËS…”
Dhe përsëri bluante në mendje
Një kaos nostalgjik prej vitesh
“Amerika është magji e Zotit”

Si për çudi
Amerika i dukej gjithashtu
E largët, e ftohtë
Si xhandari ndërkombëtar i dikurshëm
Në mendje përsëri shpresa
“Do ta gjej rrugën time !”…

Rrëfimi i shqiptarit “pa dokumenta”….

I sinqertë e dëshpërues
Në rastin e denancuar në media
-“ Amerika u bë han me dy porta…”
U ndje fortë abuzimi me sinqeritetin perëndimor
Fjalimi alegorik i shqiptarit
I hyrë ilegalisht në Amerikë
Ngjalli kërshërinë gazetareske
Me të vërteta tronditëse për publikun
Lajme të dhimbshme e komente lemeritëse
Nga shqiptari i përhumbur mes frikës e shpresës
⦁ “Drejtësia në Shqipëri mbetej një plakë
Që zvarritej e koruptohej
Në çdo qelizë të saj…..”

Artan Pojani nuk shihte asnjë shpresë
Asnjë dritë përtej erresirës së tunelit
Ku treni shqiptar i paskomunizmit
Ecte, ecte rrakatin….

Në atë sallë mediatike
Artan Pojani në Amerike
me një rrugëtim të mundimshëm
ishte thjeshtë njeri “pa dokumenta”
i jashtëligjshëm
“Aty ku flitej për ligjin
E të drejtat e njeriut”…
Përball kishte gjithë Botën
Gjithë kombet anemban
Një rrebesh emocionesh pambarim!…
Fjala apo dollari ?
Ky ishte “fjalëkryqi” i ditës
Që e solli në Amerikë
Plot shpresa e sfida !….

Vizat, biznesi i parë….

Tronditja ishte si një tërmet
që ndihej deri në Uashington CD
Koha e vizave nga Gogo Perculla
si gjueti lepujsh
Pazar në ndarjen e rrushfeteve
ishte kasaforta e veçantë
nuk gjendej çelës për ta hapur….

Janë të gjithë njësoj
egërsira të parasë nën tavolinë
Mbi 200 milion dollar projekte
që fillonin nga disa qinda mijë
deri te shifra astronomike !….

Ishte krijuar një kod i heshtur
cili duhej të jepte pa lënë ‘gjurmë”
sa duhej “bakshishi” të ishte
i paverifikueshëm, i pakontrollueshëm…

Vetë tregu i lirë
kishte zhdërvjedhësi e menaxhim
Shqipëria një vend i Ballkanit
ku çdo gjë ishte kthyer në plaçkë tregu
si tezgat e dikurshme në Greqi
çelësi i suksesit tek bota e pafund e parasë
Siç thoshin matematikanët
“ Një plus një – bëjnë tre !….”
çdo gjë konvertohej në numra pafund
drejt infinitit të famshëm !….
Makthi kishte zbritur brenda tij
përplasja e madhe në Amerikë
Një shqiptar ilegal
kishte rrëfyer me zemëratë
te zyrtari i lartë i Emigracionit
pastaj….
kishte gjetur vdekjen në atdhe !?…
Shpirti i padritë !….
Tirana po buçiste
nga debate dhe ekspertiza analistësh
llafazanash të të gjitha ngjyrave
Tmerr dhe shpërthim fjalësh
nga më të padëgjuarat
në mediumet shqiptare
Tentativa vetëvrasëse e Artan Pojanit
kishte ndezur fantazi të çuditshme
nuk kishte më
as ideale, as ëndrra atdhetare
Djalli dhe Fati
sikur vallzonin brenda atij shpirti padritë!…

Leximi i Novelës“Viza Amerikane” më pluskoi, më ngacmoi mendimet, më trazoi njëkohësisht në shpirtë me një tragjedi që pothuajse e ka përjetuar çdo shqiptar !…Tregëtimi i vizave si “plackë tregu” si në çdo vend të Ballkanit,edhe në Shqipëri u bë një histori e trishtë, një fenomen korupsioni galopant që“shpërtheu” si tritol zyrat shtetërore, qeveritare dhe nënpunësit e ambasadave ku hallka e zinxhirit të korupsionit vazhdonte si një vagon treni pambarim…Këtë histori të Arjan Pojanit, viktimës së “vjedhjes së vizës”, autori brilant Shefqet Meko e ka ndarë midis Shqipërisë(Tiranës)dhe Amerikës (Uashington CD) në mënyrë tronditëse me “valën e korupsionit” që çante ujërat e Oqeanit dhe kthente “dinjitetin” e njeriut në para e dollar !…