Zbulimi i vendbanimit paleolitik të Zvërnecit-G.Llojdia

Zbulimi i N.Bajramit në Zvërnec

G.Llojdia

1.

Novruz Bajrami nuk jeton më që prej vitit 2019.Disa vite më pare kishte treguar se kishte zbuluar në Zvërnec gjetje arkeologjike që i përkisnin një periudhe shumë të hershme të vendbanimit njerëzor në këtë zonë. Sipas tij, bëhej fjalë për vegla pune primitive, të punuara kryesisht prej gurit të strallit, por edhe prej gurësh të tjerë të fortë, karakteristikë e fazave më të hershme të prehistorisë.

2.

Kur e pyeta se ku ndodhej vendi i zbulimit, ai më shpjegoi se gjendej në Zvërnec, midis dy kodrave pranë detit. Sipas dëshmisë së tij, një banor i zonës, kishte hasur pikërisht në këto vegla pune të një periudhe shumë të lashtë. Menjëherë pas këtij zbulimi ai ishte nisur për në Vlorë, ku kishte njoftuar specialistët për gjetjet arkeologjike të zbuluara në Zvërnec.

Për këtë zbulim u bë edhe një dokumentar që e realizoi regjizori Neritan Mehmetaj dhe një grup u transmentua edhe në një tv lokal.

3.

…“ZVËRNECI .Vendbanimi më i madh e me përfaqësi për epokën e gurit të vjetër, jo vetëm në gjirin e Vlorës, por edhe për territorin e vendit tonë, i zbuluar vitet e fundit në sajë të përkushtimit, vëmendjes e kujdesit të vazhdueshëm të Novrus Bajramit është vendbanimi i Zvërnecit.

Ai shtrihet përgjatë bregut, aty ku vija e ujit puqet me tokën saktësisht në mikrotoponimet Dalan i Parë, Porto Nuova e Putanjë, në një brez më shumë se një kilometër të gjatë.

Batica vepron çdo ditë mbi rripin e tokës ku shtrihet stacioni dhe pas zbaticës, në rërën e pastër shndrisin veglat e strallit dhe “gjuetari i stralleve” çdo ditë shëtitjen e tij e bën buzë detit ku shtrihet vendbanimi. Dhe koleksioni i stralleve të mbledhura është i jashtëzakonshëm për nga numri (mbi 2000 copë), dhe sidomos për treguesit cilësorë të industrisë litike, prandaj vendbanimi i Zvërnecit, mund të krahasohet e barazohet me kulturat me të zhvilluara paleolitike të Evropës (Musteriane e Salutriane). Studimi e publikimi i gjetjeve të vendbanimit paleolitik të Zvërnecit do të zgjerojë e do të plotësojë ndjeshëm njohjen tonë për epokën e gurit të vjetër jo vetëm për jugun e Shqipërisë, por për tërë trevën e Ballkanit Perëndimor”.(Muzafer Korkuti, Gazeta Shqiptare, 2 Shtator 2016)

Këtë foto e një stende ku paraqiteshin 2000 copë gjetje e bëra atë kohë.