ZHYTENI..
Poem. Pjesa e parë,
dhe e dytë !
Zhyteni,
zhyteni përfund këmbëve tuaja
të ndyra, këtë vend,
ku mbizotëron frika dhe errësira.
Vidhni !
Merrni o të babëzitur
me s’tafetën e ëndrrave të shkuara..
ku dhimbja,
vjen e lodhur
mbas hijes tuaj,
zhgrërryer përfund pabesisë,
përfund fundit tuaj,
ku kacaviren thonj të pisët,
ngulur si gozhdë
mbi trupin e Shqiptarisë .
Zhyteni këtë vendë
në fundin e fundit tuaj,
aty,
ku gënjeshta mban lidhur në vargonj
të idiotësisë ..
të vërtetën,
lirinë, buzëqeshjen e hidhur
të këtij populli,
krenarin e fashitur në dogma e pasthirrma hienash,
që jargaviten pentagramit të jetës tuaj ‘moderne’,
të pështirë sa pabesia,
të vrarë deri në klithma të heshtura,
nervash..
ku ‘lozhat’ kërcasin nga babëzia.
Zhyteni,
zhyteni këtë vendë, në lakmin tuaj
perverse,
Aty ,
ku fundi i zhargonit të fjalorit tuaj,
shkon deri atje,
sa liria asfiksohet ,
thellë,
në botën e errët
që ” shkëlqenë ” ende,
nën hedonizmin tuaj,
‘përlotur’ nga kënaqësia deliriane
si në podiume kongresesh..
ku lavdia,
ngjitet lartë yzengjive,
mbi kuaj !
Zhyteni përfund fundit tuaj,
lavdin e groposur
baltrave,
ku klithmat kapin maja malesh,
kacavjer gurëve,
si reptila me gjak të fohtë,
gjarpërinj,
që me helmin e tyre paralizojnë trupa,
mëndje të zbrazëta,
kthyer në eksperimente
epruvetave të globalizmit galopant,
mbytur hijeve,
që zapton shpirtra idiotësh,
daravitje të heshtura..
tutje errësirës tuaj,
nën pasthirrma masturbuese,
ku liria ka mbetur jetime,
mbytur nga ankthi,
mes dhimbjesh dhe lotësh !
Zhyteni këtë vendë,
këtë popull ,
në baltën që para-ardhësit tuaj
gatuan për të..
pjekur me kujdes kthinave të shpirtrave
të heshtur,
si në dramat e Shekspirit,
ku tragjeditë
ndiçojnë kryqëzimet
e udhëve pa drit,
pa shpres,
deri në dhimbjen e tmerrëshme,
në fundin e pritjes Makbethiane..
ku arsyeja për të jetuar,
vdes !
Zhyteni o bastardë të shekullit të ri,
si në fundin e vargut
të Ali Asllanit..
ku jeta shkon përtej termit :
Babëzi !
Dhe lakmia veshë Shqipërinë,
me ngjyrat e bukura
të djallit..
e ne shkojmë kokëulur përpara tijë,
e tradhëtisë,
lidhur si turr drush,
që do të ngrohin injorancën ..
që heshtë,
e pretë ti heqin drithërimat e trupit,
bastardët,
që po fundosin emrin e Shqiptarisë !
Zhyteni !
Zhyteni këtë popull në paranojën e tijë
të pa ‘tretur’..
Ku lavdia,
‘ringjallet’ nga heshtja
pa liri ..
dhe vdes brënda shpirtit..
bashkë me krenarin e mbetur !
Pjesa e dytë:
Zhyteni !..
Zhyteni këtë vendë përfund
fundit tuaj të errët..
pa drit, pa jet !
Zhyteni atje ku zhytët ëndrrat,
besën,
Ku zhytët këngët,
lirin, shpresën !
Zhyteni
atje ku gugatjet marin dhenë,
mbështjellë me pasthirrma drithëruese
për kërthinj të mbetur..
pa diell,
pa vatrën e ngrohtë,
pa përkëdhelje,
për tu rritur ..
për të ardhmen e ftohtë
të një bote tjetër,
që po vjenë ngadal,
si një aligator
që ripërtërinë brezave,
zakonin e vjetër!
Zhyteni !
Zhyteni më thellë se të parët tuaj,
thellë..
ku drithërimat shpërfytyrohen
në delirin tuaj,
përtej ‘madhështisë’ së kruspullosur,
atje ku dogmat marin formën
e lakmisë së huaj..
deri në përtypjen e lirisë,
si tagji për tradhëtin e
damkosur!
Zhyteni thellë lirinë ..
Në baltën ku asnjëherë s’mungon
‘shurra’ juaj,
përzier me epshin për para,
pushtet, e orgji,
aroma e saj
shkon përtej hundës tuaj të përgëjtur,
përtej shenjtërimit
të emrit: Njeri,
Shkon tutje s’kutave të errëta,
deri atje,
ku përqafimet mbajnë era
tradhëti !
Atje ku Zoti ka vën kufirin,
që ndan gënjeshtrën nga e vërteta !
Zhyteni !
Endeni mjerimin nga s’kaji në s’kaj ,
ngriheni si përmendore ..
mbi trupa të s’filitur,
baltrave të errësirës tuaj,
mbështjellë
me mantelin e errët
të netëve ku veç djalli s’fle,
mbi shtroja tradhëtish
në këtë tokë të ‘huaj’,
ku ju shkoni kalëruar,
si ‘triumfator’ mbi trupin e saj..
të sfilitur nga babëzia,
të përgëjtur nga deliri juaj!..
Zhyteni, fundoseni thellë egoizmit,
injorancës, harbutërisë ,
hedonizmit tuaj
madhështor ,
që ngre krye mbi ‘tufën’..
që përpëlitet..
s’kenarëve,
si n’tokën e premtuar , ku asnjëherë
su ndjen psherëtima të heshtura ,
mbuluar me demagogjin
vrastare,
që rritet nën petkun klasik
të tingujve funebër,
për të vërtetat e ‘vdekura’ !
Zhyteni !
Zhyteni këtë popull
humnerave të shpirtit tuaj të zi ,
atje ku hungërima
përbuz urtësinë,
Zhyteni thellë , atje,
ku të parët tuaj hodhën llumin e tradhëtisë së madhe ..
thellë..
honeve të paranoizmit që gllabëroi
dritën tonë,
përtej logjikës njerëzore,
ku përpëliteni ju,
mbetje biologjike e së shkuarës,
jashtë ‘metafizikës’,
që zhyti Shqipërinë..
midis ferrit ,përpëlitjes
për të jetuar,
dhe frikës !
Zhyteni Shqipërinë përtej ferrit tuaj ,
hajdut, injorant, delenxhinj,
maskarenj e tradhëtar,
Ju që shpirtin
keni helmuar me ”mjaltin”
e paras ..
përtej ç’do përfytyrimi gllabërues,
ku demonët tuaj
përdhosen
me ndjenjën e kënaqësisë,
përtej portave të ferrit të Dantes,
gllabëruar nga mëkatet,
deri shpërfytyrim
të moralit njerëzor,
ku jeta përkthehet në oaz i vdekur..
i ligësis,
mbytur nga kënaqësia e delirit tuaj
madhështor !
Vazhdon..
Tomi Buzi.
